Gazetari nacionalist maqedonas, Milenko Nedelkovski në rrjetin social facebook ka komentuar incidentin e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, aktualisht profesor universitar, Ljubomir Frçkovskit me disa të rinjë të cilët paraprakisht e kishin provokuar dhe ofenduar, si pasojë se gjoja ai mbështet Platformën e shqiptarëve.
Milenko ka kërcënuar se prindërit e fëmijëve të cilët u rrahën nga profesori, janë në kërkim të tij.
“Prindërit dhe familjarët e fëmijëve që morrën shuplaka nga Frqka, e kërkojnë profesorin nëpër Shkup. Janë disa shllunga, të palarë. Kujdes, kanë edhe telefona smartfone për ta incizuar. Si ta shihni, më shkruani në facebook”, kështu ka shkruar Nedellkovski në facebook.
Deri tani nuk dihet nëse MPB ka reaguar ndaj kërcënimit që gazetari Nedellkovski ia dedikoi profesorit Ljubomir Frçkovski, që ishte sulmuar para tre ditësh nga disa persona të panjohur, por që supozohet janë me porosi të partisë maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE-së.
Përveç Frçkovskit, para disa ditësh në të njëjtën formë është sulmuar edhe gazetari i njohur maqedonas, Borjan Jovanovski. /tesheshi.com/