Presidenti rus Vladimir Putin nuk do t’i kursente lëvdatat në konferencën për shtyp të fundvitit për Donald Trump-in, kandidatin mes republikanëve amerikanë për president, e njëkohësisht njeriun më të kritikuar gjatë këtyre ditëve për idenë e moslejimit të hyrjes së muslimanëve në SHBA.
Në një stil tipik putian, presidenti rus do ta përshkruante Trump-in si një person të gjallë, të talentuar. Çka do të pasohej nga vlerësimi për Trump-in si lideri i garës presidenciale.
Pas këtyre miklimeve, Trump është përgjigjur në të njëjtën mënyrë, duke mos u lënë gjë mangut fjalëve të mira për Putinin: “Eshtë gjithmonë një nder i madh të komplimentohesh kaq këndshëm nga një njeri aq i respektuar brenda vendit të tij dhe përtej.”
Dy njerëzit e pushtetshëm nuk e njohin njëri-tjetrin nga afër, por kjo nuk i ka penguar ta gjejnë gjuhën e përbashkët.
“E kam ndjerë gjithmonë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë në gjendje të punojnë mirë së bashku për të mposhtur terrorizmin dhe për të rivendosur paqen botërore, për të mos përmendur tregtinë dhe përfitimet e tjera që rrjedhin nga respekti reciprok,” ka shtuar Trump në deklaratën e tij. /tesheshi.com/