Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Plani i SHBA: Hoyt Yee rikthehet pas 25 qershorit për një pakt të ri Rama-Basha; frenat e Ballkanit në dorë të Ankarasë

by te Sheshi
31/05/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Plani i SHBA: Hoyt Yee rikthehet pas 25 qershorit për një pakt të ri Rama-Basha; frenat e Ballkanit në dorë të Ankarasë

Hoyt Brian Yee, zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili arriti të negoconte suksesshëm marrëveshjen politike ndërmjet Edi Ramës dhe Lulzim Bashës duke e detyruar Partinë Demokratike që të dutet në zgjedhje dhe të votojë vetingun, mësohet se është “graduar” nga shefi i i tij, përkatësisht Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, për të qenë për një kohë të gjatë si njeriu i administratës Trump për Ballkanin dhe për të larguar përfundimisht të gjithë influencën ruse në rajon.

Siç bën të ditur një burim diplomatik, Hoyt Yee do të kthehet për një mision më të rëndësishëm në Tiranë dhe në Prishtinë pas zgjedhjeve të 11 dhe 25 qershorit, ku do të çimentojë planin amerikan për stabilizimin afatgjatë të hapësirës shqiptare drejt një situate pa eksese dhe probleme të mëdha.

Ndërkohë që në Kosovë tashmë ndodhet baza më e madhe ushtarake në Europë, ajo e Bondsteel-it në Ferizaj, në Tiranë është zhvendosur qendra nevralgjike e opozitës iraniane, një mekanizëm shumë i rëndësishëm i gjeopolitikës amerikane për lëvizjet e forta në Lindjen e Mesme.

Vizita e fundit e Donald Trump në Arabinë Saudite çimentoi aleancën politike mes Uashingtonit dhe Riadit, duke diferencuar tashmë hapur aleancën e Moskës me Asadin dhe Teheranin zyrtar.

Por që ta lidhim me situatën në Shqipëri: mësohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë siguruar plotësisht një vazhdim të marrëveshjes ndërmjet Edi Ramës dhe Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Vizita e Hoyt Yee do të sqarojë shumë gjëra, por sipas burimeve, zyrtari i lartë i DASH pritet që të shprehë vullnetin politik të administratës Trump që në Shqipëri të vijojë një stinë e gjatë paqeje politike dhe sociale, e cila do të siguronte mbylljen e shpejtë të reformës në drejtësi dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ky qëndrim i Departamentit Amerikan të Shtetit pritet që të mbështetet fuqishëm nga qeveria e kancelares Merkel, e cila do flasë më qartë përfundimisht pas zgjedhjeve të 24 shtatorit të këtij viti në Gjermani, ku pritet një konfirmim i saj në krye të qeverisjes.

Pas sinjaleve të forta nga SHBA dhe BE, pritet edhe përgjigja e dy aktorëve politikë në lojë, Edi Rama dhe Lulzim Basha, pasi marrëveshja e 18 majit e firmosur prej tyre ka noterizimin dhe vulën e thatë të amerikanëve dhe Bashkimit Europian.

E thënë shkoqur: SHBA dhe BE do të kërkojnë një pakt të ri të firmosur prej tyre për të zgjedhur së bashku institucionet e reja të reformës në drejtësi, pra Këshillin i ri të Lartë të Gjyqësorit, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Kryeprokurorin e ri, Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale dhe natyrisht Drejtorin e Përgjithshëm të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Janë këto institucione që kërkojnë 84 vota dhe që në mënyrë të shkruar do të garantohen nga Edi Rama dhe Lulzim Basha me deputetët e tyre në parlament.

Por ajo që duket më e vështira apo edhe më e përfolura, pritet të ndodhë realisht: pra që PS dhe PD, për dy vjet të firmosin një marrëveshje të përbashkët bashkëqeverisjeje me koalicion të madh, e njëjtë si ajo që ndodh në Gjermani ndërmjet CDU-së së Angela Merkelit dhe socialdemokratëve të Sigmar Gabriel.

Siç mësohet, për këtë tezë madje është folur hollësisht gjatë negociatave Rama-Basha, madje duke u shoqëruar dhe me emra konkretë si kandidatë për të qenë në krye të institucioneve të dala nga bashkëqeverisja, aspak teknikë.

Për shembull, Eduard Selami është përvijuar si ministri i Jashtëm i Shqipërisë në qeverinë e “Koalicionit të Madh” dhe ai do të drejtojë bisedimet për hapjen e negociatave ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimin Europian.

Emri i Selamit po qarkullon gjithnjë e më shumë në korridoret diplomatike, madje ditën që ai shkroi postimin e tij që përkrahte listën e Lulzim Bashës, megjithëse nuk figuronte kandidat për deputet, ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe nga kolegët e tij, ai bëri thirrje që të ndalohet sulmi ndaj Lulzim Bashës e të vijohet fushata elektorale nën komandën e kryetarit të PD-së.

Vetë mesazhi i tij, i cili u duk aq absurd, ishte shenjë  e kësaj që pritet të ndodhë.

Selami ka qenë realisht kritik parimor ndaj kreut të PD-së. Një vit më parë ai e kritikoi Bashën për shthurjen e degëve të PD-së, më pas kritikoi PD-në për sjelljen e saj për hezitimin ndaj reformës në drejtësi në vitin 2015, ku paralajmëroi se do ta votojë këtë reformë, edhe nëse PD-ja nuk e bën atë.

Gjatë aksionit të çadrës, Eduard Selami çuditërisht nuk “pipëtiu” dhe bëri shumë përshtypje sjellja e tij, ndërkohë që Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu kërkuan me forcë të mos bojkotohen zgjedhjet.

Duket që Eduard Selami ka qenë më në brendësi të skenarit që pritej dhe që ndodhi më 18 maj nën negocimin këmbëngulës të amerikanëve; pra një pakt PS-PD për fatet e vendit.

Një burim diplomatik i tha tesheshi.com se SHBA ka marrë një angazhim më aktiv në Ballkan që të mos tolerojë ndërhyrje që do të sillnin destabilizimin e rajonit por edhe largim vendeve të Ballkanit nga aspirata për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE.

Muajt e fundit, administrata e Donald Trump mori vendime të forta, siç ishte miratimi i protokollit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO; ndërhyrja e fuqishme në Maqedoni, ku skenari rus solli dhunën e 27 prillit; dhe më pas ndërhyrja në krizën e Tiranës.

Por në këtë sfond, një zhvillim shumë i rëndësishëm është edhe takimi në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe homologut të tij turk, Rexhep Tajjip Erdogan.

Mësohet se  Trump i ka kërkuar Erdoganit angazhimin e fortë të Ankarasë në rajon për të marrë një rol më aktiv.

Dihet tashmë se Turqia ka marrëdhënie shumë të mira me të gjitha vendet e Ballkanit, përfshi Serbinë, duke përjashtuar natyrisht Greqinë.

Turqia ka relacione jo vetëm të relaksuara me Serbinë, Malin e Zi, Bullgarinë, Rumaninë, Kroacinë e Slloveninë, por ka ndikim shumë të rëndësishëm në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e natyrisht në Bosnjë-Hercegovinë.

Turqia është i vetmi vend ballkanik i cili nuk është përplasur me asnjë qeveri te rajonit; e nga ana na tjetër ka marrëdhënie mëse të qëndrueshme me të gjithë, duke mos bërë asnjë kompromis nga piketat e saj strategjike, përfshirë pa dyshim SHBA.

Sa për përshembull: Turqia ka marrëdhënie politike, ekonomike por edhe kulturore me Serbinë, që janë përkthyer me vizita e takime të ndërsjellta të nivelit të lartë; por nga ana tjetër Ankaraja nuk është tërhequr asnjë centimetër nga qëndrimet e saj strategjike siç janë pavarësia e Kosovës, integriteti territorial i Bosnjës, stabiliteti në Maqedoni dhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. E sigurisht përfshihen këtu dhe marrëdhëniet shumë të ngushta me Shqipërinë.

Administrata Trump duket se e ka vlerësuar shumë këtë performancë të lakmueshme të diplomacisë turke, e cila është ndjerë e injoruar nga administrata e Barack Obamës. Kujtojmë që Obama, si për karshillëk vizitën e fundit në rajonin tonë si president i SHBA e zhvilloi në Greqi, duke dërguar mesazhe kundërthënëse drejt Ankarasë.

Ndërsa Athina jo vetëm që ka probleme si pasojë e situatës së rëndë ekonomike dhe financiare të arkës së shtetit, por qeveria e Tsipras nuk ka ushqyer, ndryshe nga ç’pritej, një klimë më të qetë me vendet e Ballkanit, kryesisht me Shqipërinë.

Ajo jo vetëm i ka fryrë tensionit, por ka ndërhyrë hapur në politikën e brendshme të Tiranës, me nismë të qartë për të rrëzuar Edi Ramën.

Kjo është thënë qartazi nga ministri i Jashtëm Kotsias, i cili deklaroi vitin e shkuar se “Rama do të rrëzohet në mars”.

Tsipras e priti Ilir Metën në Athinë si “hero” i paqtimit shqiptaro-grek, duke ushqyer kështu tension dhe përplasje.

Këtë lloj ndërhyrjeje Ankaraja nuk e ka bërë kurrë, në asnjë vend.

Madje në Maqedoni, edhe pse dihet se Turqia ka përkrahur një rritje të rolit të shqiptarëve atje, diplomacia e Ankarasë kurrë nuk doli publikisht nëse mbështesë Gruevskin apo Zaevin. Dhe këtë e ka bërë pikërisht për një princip dhe standard, që thënë realisht, ajo e ka ruajtur gjithmonë për të treguar se përkrah sovranitetin e vendeve me të cilat ajo ka marrëdhënie.

Por cili do të jetë ky protagonizëm i ri i Turqisë në Ballkan i mbështetur nga SHBA?

Natyrisht jo një influencë politike si ajo që Rusia po tenton prej kohësh, por edhe kancelari të tjera; roli turk do të jetë në radhë të parë ekonomik.

Pritet që qeveria turke të ndërmarrë një plan të gjerë mbështetjesh dhe investimesh për Ballkanin.

Siç mësohet, kjo është diskutuar përveçse gjatë takimit Trump-Erdogan, edhe gjatë bisedës shumë të afërt dhe të gjatë ndërmjet kryemnistrit Edi Rama dhe Presidentit të Turqisë gjatë samitit të NATO-s që u zhvillua në Bruksel më 25 maj. /tesheshi.com/

Related Posts

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Next Post
E shkatërroi ISIS-i, muslimanët rindërtojnë kishën katolike të Mosulit

E shkatërroi ISIS-i, muslimanët rindërtojnë kishën katolike të Mosulit

Vuçiç betohet me dorë në Ungjill: Kosovën nuk e lëmë!

Vuçiç betohet me dorë në Ungjill: Kosovën nuk e lëmë!

E praktikonte dhe Hipokrati e Pitagora: agjërimi, metoda më e vjetër dhe më e lirë e ruajtjes së shëndetit dhe mjekimit

E praktikonte dhe Hipokrati e Pitagora: agjërimi, metoda më e vjetër dhe më e lirë e ruajtjes së shëndetit dhe mjekimit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

ChatGPT, faqja e pestë më e vizituar në botë

14/05/2025
Video e frikshme nga Parisi: ç’ndodh në botën e kriptovalutave?

Video e frikshme nga Parisi: ç’ndodh në botën e kriptovalutave?

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni