Greqia ka reaguar ashpër, një ditë pasi këshilli bashkiak i Himarës, miratoi planin rregullues, në të cilin parashikohen edhe prishjet e disa objekteve në këtë zonë.
“Duket se autoritetet shqiptare vlerësojnë shkeljen e të drejtave të minoritetit grek, si më të rëndësishme nga rruga europiane e vendit “, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Aleksandros Genimatas, duke iu përgjigjur interesimit të mediave në lidhje me reagimet që shkaktoi miratimi i planit urbanistik.
Reagimi i tij është në të njëjtën gjatësi vale me atë të kreut të diplomacisë greke, Nikos Kotzias, sipas të cilit çështja e respektimit të së drejtës së pronës të minoritarëve grek në Shqipëri, është tashme një nga kushtet që qeveria shqiptare duhet të përmbushë me qëllim hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. /tesheshi.com/