Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Plani i BE për një marrëveshje Rama-Basha pas 25 qershorit: Ja dy variantet që po diskutohen

by te Sheshi
16/06/2017
in Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Plani i BE për një marrëveshje Rama-Basha pas 25 qershorit: Ja dy variantet që po diskutohen

Bashkimi Europian dhe konkretisht Gjermania kanë një plan që pas zgjedhjeeve të 25 qershorit të hartohet një plan i përbashkët mes qeverisë dhe opozitës pët të çuar Shqipërinë drejt hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

Një burim shumë i rëndësishëm diplomatik i tha tesheshi.com se i ashtuquajturi Plani Marshall për Ballkanin apo projekti Berlin Plus që do të lançohet në samitin e Triestes në fund të muajit Korrik, nuk do të realizohet nëse Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk do të marrin një angazhim të shkruar për një plan të përbashkët për të vendosur një stabilitet politik përmbyllës në një periudhë të gjatë kohore.

Siç duket Europa e ka ndarë mendjen dhe nuk do të lejojë më trazira dhe destabilitet në Ballkan.

Pas qeverisë së re në Maqedoni, emërimit të kryeministres së re në Serbi, tani është radha e Shqipërisë që të vendosë përfundimisht bazat e një qeverisje të qëndrueshme, si pjesë e një plani strategjik, që zë fill nga Marrëveshja e 18 majit ndërmjet Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel pritet të vizitojë Tiranën pikërisht pas vizitës që do të zhvillojë zyrtari i lartë i DASH Hoyt Brian Yee, më 10 qershor.

Numri dy i qeverisë së Angela Merkelit, pritet të bëjë të ditur vullnetin e Berlinit zyrtar që të mbështesë një strategji kombëtare për rimëkëmbjen e vendit.

Ka shumë gjasa që siç ndodhi në vitin 1997 që PD dhe PS firmosën të ashtuquajturën Marrëveshje të San Egidios, këtë herë të firmoset një pakt më i madh që përfshin bashkëqeverisjen e dy partive të mëdha, të paktën në një periudhë dy-vjeçare kohore.

Siç mësohet pakti që pritet të firmoset nuk do të shkruajë literalisht frazën “bashkëqeverisje”, por bashkëpërgjegjësi.

Nëse Edi Rama do të marrë 71 deputetë në Parlament mësohet se ka gjasa që ai të  marrë drejtimin e ekzekutivit vetëm me PDIU-në, ndërsa Partisë Demokratike do t’í jepet drejtimi i Kuvendit, të gjitha komisioneve parlamentare të kontrollit, Radio Televizioni Publik Shqiptar, por edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas mbarimit të mandatit të Bujar Leskajt.

Ndërkaq, nëse Rama nuk do të arrijë 71 votat, atëherë do të shkohet drejt bashkëqeverisjes, ku PD-ja do të marrë në dorë ministritë më të rëndësishme të qeverisë, duke nisur nga Ministria e Brendshme.

Kjo do të bëhet për të forcuar realisht rolin politik të PD-së, duke i dhënë një fuqi dhe përgjegjësi.

“Gjithçka varet nga mesazhi i zgjedhësve shqiptarë. Nëse votuesit nuk do tí japin asnjërës prej forcave politike numrat e nevojshëm për të formuar qeverinë, atëherë mesazhi është i qartë që bëhet fjalë se shqiptarët kërkojnë bashkëqeverisje. Nëse do të ketë një mazhorancë të qartë, atëherë opozita do të duhet të marrë të gjitha përgjegjësitë për të shkuar përpara Bashkimit Europian si një zë i përbashkët, siç ndodh në çdo vend”, tha për tesheshi.com një diplomat i rëndësishëm në Tiranë.

Në fakt edhe Edi Rama, por edhe Lulzim Basha e kanë bërë të ditur se pakti i tyre i firmosur më 18 maj flet për një angazhim të përbashkët edhe pas zgjedhësve për të ndarë përgjegjësitë.

Se si do të ndahen këto përgjegjësi gjithçka varet nga vota e 25 qershorit, por një gjë tashmë është e sigurtë, opozita e pas 25 qershorit nuk do të jetë thjesht opozitë e fjalës, por e kontrollit total të qeverisjes.

I ashtuquajturi “Plani Marshall” për Ballkanin pritet të përfshijë projekte të mëdha infrastrukturore.

Ideja është për një implementim të shpejtë brenda dy vjetësh, në mënyrë që të krijohet një ambjent ekonomik tërheqës në Ballkan. Fondi do të përdoret edhe në promovimin e bisnesit, kryesisht kompanive të reja dhe të teknologjisë së lartë.

Projektet bazë të Berlin-Plus janë autostrada që lidh Serbinë me Bosnjën, Beogradin me Tiranën, nëpërmjet Prishtinës dhe Podgoricën me Sarandën.

Siç bëhet e ditur, këto projekte do të hapim shumë vende pune kryesisht për punonjës të kualifikuar dhe qëllimi është përgatitja e Ballkanit për të hyrë në BE.

/tesheshi.com/

Related Posts

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?
Kryesore

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

08/07/2025
Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij
Analizë

Media greke: “Pushtimi” i Europës nga Erdogan dhe dhëndëri i tij

08/07/2025
Next Post
Skenari maqedon i Metës, ja lidhjet e tij me Gruevskin

Skenari maqedon i Metës, ja lidhjet e tij me Gruevskin

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL votohet në shtator

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL votohet në shtator

Zgjedhjet në Kosovë, 10 ditë fushatë me koston 5 milionë euro

Thyejnë kodin e mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore, ja sa gjobiten partitë kosovare

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni