Shërbimi i inteligjencës izraelite prodhoi një dokument që rekomandonte zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga Rripi i Gazës në Egjipt, në Gadishullin Sinai. Kjo u raportua nga The Times of Israel mbrëmë.
Sipas The Times of Israel, qeveria izraelite po minimizon rëndësinë e dokumentit. Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu i tha Haaretz se materiali përfaqësonte “konsiderata fillestare” për këtë çështje, me të cilat autoritetet nuk po merren tani, sepse ata janë të fokusuar në luftë dhe jo në atë që do të ndodhë një ditë më pas.
Palestinezët kërcënohen nga një skenar shpërnguljeje, i cili u kujton atyre vitet 1948 dhe 1967, kur qindra mijëra prej tyre u larguan nga territoret palestineze.
Dokumenti tregon vështirësitë e mundshme të miratimit ndërkombëtar të një lëvizjeje të tillë, por në të njëjtën kohë justifikon zhvendosjen e detyruar të banorëve si zgjidhje për problemin e refugjatëve që kërkojnë strehim nga lufta. /tesheshi.com/