Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Plani austriak për mbylljen e kufijve: Tiroli i Jugut si emblemë e shpërbërjes së BE-së

by te Sheshi
01/04/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Plani austriak për mbylljen e kufijve: Tiroli i Jugut si emblemë e shpërbërjes së BE-së

Kufiri mes Italisë dhe Austrisë që ndodhet përmes shtegut Alpine Brenner është bërë pothuajse i padallueshëm në gati 20 vjet që kur Europa hoqi kufijtë formalë.  Ndërtesa bezhë që dikur përdorej si pikëkalim kufitar tashmë është një dyqan që shet kostume folklorike.

Por, tashmë, banorët vendas në të dyja anët po përgatiten për rivendosjen e kufirit sipas stilit të vjetër – mundësisht me kontroll të pasaportave – në një rajon historikisht të ndjeshëm për çështje të tilla, e kjo pasi Austria njoftoi se do të nisë një plan për  “menaxhim të ri të kufijve”  më datën 1 prill.

Ky plan është vetëm një shembull i përgjigjes së ashpër që po përgatit Austria për krizën e refugjatëve në BE, krizë që vitin e kaluar bëri që qyteti Brennero të shndërrohej në një pikë hyrëse nga Italia drejt veriut të Europës për mijëra njerëz nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Austria priti 85 mijë aplikime për azil në vitin 2015, shifra e tretë më e lartë e aplikimeve për banorë në Europë, pas Hungarisë dhe Suedisë.

BRENNER

Vendimi i Vjenës rrezikon ta shndërrojë rajonin që dikur shihej si një simbol i kohezionit paqësor të Europës në diçka shumë të ndryshme: një emblem të shpërbërje së kontinentit.

Gjithashtu, vendimi ka nxitur zemërim të ndjerë thellë dhe antagonizëm mes popullsisë shumicë gjermanishtfolëse në rajonin e Tirolit të Jugut, që ndodhet në verilindje të Italisë, një territor që dikur i përkiste perandorisë Austro-Hungareze, por që u aneksua nga Italia pas luftës së parë botërore. Në periudhën fashiste, Musolini kërkoi të italianizonte popullsinë – madje duke hequr edhe shkollat gjermane.

Më tej, pasi zona fitoi autonomi domethënëse nga Roma në vitet 1970, integrimi paqësor i Tirolit të Jugut me Italinë përshëndetej si një model, e madje, kryeministri Matteo Renzi shpesh  i referohet si një shembull nga i cili duhet të mësojnë Rusia dhe Ukraina.

Kjo ishte e vërtetë sa kohë tirolezo-jugorëve – që kanë nënshtetësi italiane por e vendosin veten së pari si tirolezë – të mos u kujtohej për ndarjen e tyre nga Austria për çdo ditë.

“Eshtë diçka që na prek thellë dhe e ndjehemi keq kur shohim kufirin e ri që po na ndan nga atdheu”, thotë Martha Stocker, zyrtarja lokale që merret me emigracionin dhe shëndetësinë.

“Kur u hap kufiri, nuk e kishe më ndjesinë se ishim të larguar në një tjetër shtet dhe se kemi tjetër shtetësi nga vendi ynë. Dhe tashmë, papritur ne po e humbim këtë ndjesi edhe një herë tjetër, e njerëzit ndjehen të goditur sërish”.

Askush nuk e di se si do të zbatohet plani i ri austriak për kufijtë, nëse do të ketë blloqe të ndalimit të trafikut, apo gardh me gjemba.

KUFIRI AUSTRIAK 1

Por, e saktë është që çështja po bëhet gjithnjë e më e nxehtë pas rritjes së madhe të emigrantëve të arritur në javët e fundit. Sipas IOM, rreth 15 mijë emigrantë kanë mbërritur në Itali në tre muajt e parë të këtij viti, një rritje me 50 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 2015,  pjesa më e madhe e emigrantëve do ta linin Italinë për t’u drejtuar në veri të Europës.

Pranverën dhe verën e kaluar, Brennero ishte pikë tranziti për ata që zbarkuan në Itali nga deti dhe kishin udhëtuar drejt veriut.

Një eksperte e fluksit migrues në zonë, Monika Ëeissensteiner e fondacionit Alexander Langer thotë se çfarë do të ndodhë në muajt e afërt varet shumë nga fakti nëse Gjermania do të pranojë emigrantë përmes kufirit me Austrinë.

“Nëse gjermanët thonë jo, sigurisht që Austria do t’i bllokojë ata dhe më pas ne do të kemi shumë më tepër njerëz këtu. Ata do të ndryshojnë rrugën, ashtu sikurse është dëshmuar në të gjitha rastet e mbylljes së kufijve”, thotë ajo.

“Kjo e bën trajektoren më të gjatë dhe më të kushtueshme, dhe rrit gjasat që emigrantët të paguajnë njerëz që t’i kalojnë përmes kufirit, e kjo sjell ngjarje të tilla si ajo e vdekjes së 72 personave në Austri vitin e kaluar”, shton ajo.

Weissensteiner shprehet se nuk pret që çështja të sjellë një kërkesë nga Tiroli i Jugut për një ndarje nga Italia – që gjithsesi është një dëshirë e vjetër e disa partive ekstremiste rajonale – por vë në dukje se ka një frikë të dukshme të banorëve lokalë që zona mund të shndërrohet në një vatër të nxehtë refugjatësh, një zonë ku ata të presin derisa të sistemohen.

Ajo vëren në mënyrë ironike se ka një të vërtetë. Nëse një gardh do të ndërtohej përgjatë kufirit në Brennero, më shumë refugjatë do të kërkonin të iknin nga Austria në Itali sesa e kundërta.

Ky është një fenomen sipas saj, që ka marrë pak vëmendje deri më tani. Me qindra njerëz sidomos nga Afganistani që kanë hyrë në Europë përmes rrugës ballkanike, po përpiqen të kalojnë në Itali për herë të parë, me gjasa për shkak se aty mund të marrin një trajtim më të mirë sesa në Gjermani, që e ka shpallur Afganistanin vend të sigurtë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Özil e përjashton kthimin e afërt në futbollin spanjoll

Özil e përjashton kthimin e afërt në futbollin spanjoll

Ikën nga kjo jetë Zaha Hadid, e çmuar si arkitektja më e madhe sot në botë

Ikën nga kjo jetë Zaha Hadid, e çmuar si arkitektja më e madhe sot në botë

Mig 29-tat e Serbisë shkelin hapësirën ajrore të Kosovës; KFOR-i rri e bën sehir

Mig 29-tat e Serbisë shkelin hapësirën ajrore të Kosovës; KFOR-i rri e bën sehir

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni