George Corones, australiani 99-vjeçar, ka thyer rekordin botëror në 50 metra stil i lirë pasi garoi në kategorinë 100 deri në 104 vjeç.
Ai e theu një rekord 4-vjeçar duke notuar 35 sekonda më shpejt.
“Ishte diçka fantastike për mua”, tha plaku që në prill mbush plot 100 vjeç.
Corones, në të ritë e tij ka qenë një notar i talentuar. Ai thotë se e ka nisur këtë sport që në vitet e Luftës së Dytë Botërore, duke patur vetëm një pauzë të shkurtër në vitet `70.
Ai tha se shkonte tre herë në javë në pishinë, e ditët e tjera edhe në palestër. /tesheshi.com/