Universiteti i Lirë në Berlin pezulloi titullin e doktoraturës të përfaqësuesit CDU-së Bundestag, Frank Steffel, për të provuar një plagjiaturë të mundshme të tij në disertacion.
Frank Steffel akuzohet se në punën e tij të doktoraturës, ka shumë fjali të cilat janë konsideruar si “të marra nga punime të të tjerëve”, pa qenë të shënuara si të tilla – u tha në një deklarata të Universitit të Lirë, ku Steffen mbrojti doktoraturën në vitin 1999 me temë zhvillimin e kompanive në zonat e ish-Gjermanisë Lindore.
Steffel, i cili ka qenë përfaqësues parlamentar i CDU për Berlinin që nga viti 1999, ka njoftuar hapat ligjorë kundër vendimit të Presidencës së Lartë të Universitetit.
Kjo nuk është hera e parë që politikanët gjermanë përballen me akuza për plagjiaturë.
Në vitin 2015, ministrja aktuale e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen u përball me akuza se “të paktën 43 për qind” e disertacionit të saj nga Universiteti i Hanoverit nuk ishin “të qarta”.
Para kësaj, në vitin 2013, Annette Schavan, Ministrja e Arsimit dhe aleate e ngushtë e kancelares Angela Merkel, dha dorëheqjen pasi u akuzua për plagjiaturë në pjesë të mëdha të disertacionit të doktoraturës.
Ndërsa në vitin 2011, ministri i Mbrojtjes i atëhershëm dhe shpresa më madhe politike e kristiandemokratëve, Karl Theodor zu Guttenberg dha dorëheqjen pasgjithashtu iu anullua titulli i doktoraturës, për shkak të akuzave për plagjiaturë.
Çështja e plagjiaturave është kthyer në “çështje dite” dhe në Shqipëri, pas publikimit të disa rasteve me “vjedhje intelektuale” edhe nga politika. Ministrja Ogerta Manastirlliu apo kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, janë disa nga emrar e përfolur. Nga ish-zv.ministri i Arsimit Ervin Demo, është nga ata që u dorëhoq pas akuzës për plagjiaturë. /tesheshi.com/