Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac nuk do të kenë mundësi të luajnë për Arsenalin të dielën, në takimin në transfertë ndaj Newcastle.
Vendimi është marrë nga klubi londinez për shkak të “incidenteve të sigurisë” në lidhje me dy lojtarët, të përballur me plaçkitës në rrugët e kryeqytetit britanik dy javë më parë.
“Mirëqenia e lojtarëve tanë dhe e familjeve të tyre është gjithmonë një përparësi kryesore. E kemi marrë këtë vendim pas diskutimeve me lojtarët dhe përfaqësuesit e tyre. Shpresojmë t’i mirëpresim lojtarët në skuadër sa më shpejt të jetë e mundur,” thuhet në njoftimin e Arsenalit.