Pjepri është një nga frutat sezonalë më të shëndetshëm. Provoni ta gatuani sipas kësaj recetë dhe do të shijoni një pjatë fantastike. Me siguri do ta përgatisni gjatë gjithë muajit korrik.
Përbërësit:
½ pjepër
1 kastravec
½ gotë vaj ulliri
¼ gotë uthull e bardhë
1 lugë çaji koriandër pluhur
1 lugë çaji kripë
¼ lugë çaji piper
1/8 lugë çaji kardamom
2 speca të grirë
½ gotë fara kungulli, të pjekura
¼ gotë mente
Sumak (erëz, e gjeni në dyqanet e bimëve mjekësore)
Përgatitja:
Miksoni në një tas të madh vajin e ullirit, uthullën, koriandrën, kripën, piperin dhe kardamomin. Shtoni më pas pjeprin dhe kastravecin e prerë si dhe specat e grirë.
Përziejini mirë dhe lërini mënjanë për 15 minuta.
Shërbejeni sallatën me fara kungulli dhe mente. Në fund spërkateni me pak sumak./tesheshi.com/