Filipo Inzaghi është emri më i fundit që i shtohet listës së kandidatëve për stolin e Kombëtares Shqiptare në futboll. Ish- sulmuesi i famshëm i Milanit dhe përfaqësueses italiane, është kontaktuar nga Federata Shqiptare, për të negociuar, mbi mundësinë e drejtimit të kombëtares kuq e zi.
Pipo Inzaghi ka patur një “aventurë minore” në Shqipëri, kur klubi i Milanit organizoi në Tiranë, “Milan Junior Camp”, një aktivitet testues për fëmijë shqiptarë të moshave. FSHF-ja ndërkohë ka bërë të ditur se brenda muajit korrik, do të vendoset për trajnerin e ri.
Qoftë për preferencë të Presidentit Armando Duka, qoftë për “dëshirë” mediatike, deri tani kanë qarkulluar vetëm emra trajnerësh italianë, për kombëtaren shqiptare. Zenga, Camolese, Zakeroni e Di Mateo, kane qenë kandidatët që janë përfolur kryesisht nga media dhe opinioni sportdashës në Shqipëri. /tesheshi.com/