Heroi musliman i Rusisë, piloti Damir Yusupov mori pjesë në në një ceremoni kushtuar 30-vjetorit të hapjes së xhamisë së parë në qytetin e Sizranit, në rajonin e Samarës.
Kjo u postua në faqen e internetit të Kongresit Botëror të Tatarëve nga kreu i autonomisë kombëtare-kulturore tartare të rajonit të Ulyanovsk, Ramis Safin.
Në një ceremoni në xhaminë qendrore, Damir Yusupov lexoi një lutje, por gjithashtu foli edhe për vitet e fëmijërisë së tij të kaluar në këtë qytet, se si ai studioi bazat e Islamit. Imam Ilgizar Hazrat Sagdeev i dha bashkëatdhetarit një medalje nderi në emër të Talgat Tajutdin, myftiut kryesor rus.
Kujtojmë që më 15 gusht të këtij viti, ndërkohë që po fluturonte nga Moska për në Simferopol, një aeroplan Airbus A321 i kompanisë ajrore ruse Ural Airlines u përplas me një tufë zogjsh.
Dhe piloti Damir Jusupov bëri një ulje të detyruar në mënyrë të përsosur. Asnjë nga 226 pasagjerët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit nuk u lëndua.
Shkathtësia e pilotit 42-vjeçar Damir Jusupov ka ngjallur admirimin e Rusisë dhe botës: atij iu dha Urdhri i “Heroit Rus” nga Presidenti Vladimir Putin. /tesheshi.com/