Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PIKËPYETJA/ Nga artistike në politike: a është kjo arsyeja se pse Edmond Budina u ndodh përballë Ramës për fatin e Teatrit?

by te Sheshi
17/05/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
PIKËPYETJA/ Nga artistike në politike: a është kjo arsyeja se pse Edmond Budina u ndodh përballë Ramës për fatin e Teatrit?

“Eshtë ajo parti politike, PD, e cila përmbysi komunizmin kur Edi Rama u largua”, ka deklaruar kështu Edmond Budina, njeriu në krye të kauzës anti-prishje të godinës së vjetër të TK-së, e vetmja deklaratë politike e tij e gjertanishme, në një replikë në distancë me ish-kolegun e tij pedagog te Artet, Edi Rama.

Eshtë e habitshme në fakt se si u gjend Edmond Budina në krye të protestave për TK-në e vjetër. Duhet kujtuar se vetëm 10 vitet e fundit ai është aktivizuar fort artistikisht në projekte kinematografike, pa ndonjë gjurmë të veçantë, ndërkohë që nga ’92-shi e tutje emri i tij erdhi duke u harruar. Ai iku në Itali, duke mos vijuar as karrierë politike por as artistike për disa vite. Politike, pasi ka qenë ndër firmëtarët e parë të themelimit të PD-së. Nga Artet, ai dhe Arben Imami ishin dy emrat që i përkisnin orëve të para të themelimit. I treti ishte Edi Rama, që siç është bërë e njohur, duke mos pranuar që një ish-komunist të udhëhiqte partinë e parë opozitare, pra Sali Berisha, zgjodhi të largohet nga grupi nismëtar, duke vijuar tjetër udhë të protagonizmit publik, e gjithnjë kritik me PD-në e udhëhequr nga Berisha.

Budina ka kruajtur kështu një “plagë të vjetër”, që siç duket, është në rrënjë të arsyes së pse ai ndodhet në krye të protestave, që më së shumti janë përkthim politik se sa arsye e kulluar artistike. Pra, një hesap i vjetër me Ramën.

Publikisht, ata kurrë nuk janë përplasur me njeri-tjetrin, as atëherë e as më vonë. Nuk dihet nëse jashtë syve të publikut kanë patur ndonjë fërkim, ndonjë armiqësi, me rrënjë te Godina 15 (aty ku u themelua PD), por nuk është çudi që çfarë po ndodh sot të jetë dhe një zgjatim në kohë i atij momenti të 30 viteve më parë. Kjo nuk përbën çudi gjersa Roberti, i vëllai, është pjesë e strukturave të PD-së, ndërsa ai vetë e solli lehtësisht PD-në në teatër, duke e çuar dhe teatrin lehtësisht në PD.

Po t’i vërehet deklarata, ajo ngjan tëpke me atë të Berishës kur i duhet të kujtoje përplasjen me Ramën 30 vite më parë –  .”…kur Edi Rama u largua”, thotë Budina, që pos pikëpyetjeve të shumta që e shoqërojnë protagonizmin e tij të papritur në kuazën anti-prishje, ka një nivel nën mesatar artikulimi në raport me të qënit njeri i artit.

Por a është vërtet njeri i mirë, siç e cilëson Rama? Po. Kjo është plotësisht e vërtetë. Në të përgjithshmen është vërtet njeri i mirë dhe Rama nuk bën aspak ironi kur e thotë. Edmond Budina, edhe atëherë edhe sot, gëzon vlerësimin klasik shoqëror si “njeri i mirë”, por që jo domosdoshmërisht nuk mendon gabimisht.

Rikthimi i tij te hesape e vjetra politike, jep të kuptuar se e sotmja për Teatrin ka lidhje me të djeshmen; një lloj armiqësie fluide e mbetur në kohë, nga ana e Budinës në këtë rast, gjersa i ka kujtuar Ramës ikjen nga PD.

Vetë Budina nuk bëri kurrë karrierë në PD dhe nuk dihet pse zgjodhi ta lerë Shqipërinë ndërkohë që partia e tij erdhi në pushtet. Rama e ka sqaruar pse e braktisi PD-në. /tesheshi.com/        

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Revoltë koronare: kryeministres belge i kthehet shpina nga bluzat e bardha (video)

Revoltë koronare: kryeministres belge i kthehet shpina nga bluzat e bardha (video)

Ekonomia amerikane: jo në rënie për një kohë të gjatë, por rimëkëmbja do të marrë kohë

Ekonomia amerikane: jo në rënie për një kohë të gjatë, por rimëkëmbja do të marrë kohë

DEBATI/ Kriza koronare: çdo të bëhet me krahun e punës nga Ballkani të kërkuar nga Gjermania?

DEBATI/ Kriza koronare: çdo të bëhet me krahun e punës nga Ballkani të kërkuar nga Gjermania?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni