Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pikëpamje: përse problemet aktuale të Islamit europian mund të reflektojnë një gabim 100-vjeçar

by te Sheshi
01/08/2016
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Pikëpamje: përse problemet aktuale të Islamit europian mund të reflektojnë një gabim 100-vjeçar

Çdo herë që një qytet europian tronditet nga ndonjë akt dhune masive, gazetat më me peshë të kontinentit zhvillojnë debate të lodhshme se çfarë po shkon keq. Në veçanti, debatuesit pyesin shpesh nëse shtetet europiane duhet të përgjigjeshin në mënyrë të ndryshme ndaj minoriteteve të gjera e të pakënaqura të muslimanëve, ose duke përshtatur ndryshimet kulturore me më shumë bujari ose duke i vendosur nën kontroll ato. Edhe kur bëhet e qartë se Islami nuk është realisht një faktor e nuk ka të bëjë fare me aktet e dhunës (siç ishte edhe rasti i të shtënave nga një i ri me probleme në Mynih, javen e kaluar), diskutimi vazhdon akoma.

Një nga autoritetet me ndikim të Amerikës për Islamin Europian ka dhënë një kontribut më të nuancuar dhe të pazakontë në këtë debat. Duke shkruar në gazetën “Frankfurter Allgemeine” në përgjigje të një editoriali që pohonte se “terrorizmi ka shumë lidhje me Islamin”,  Jonathan Laurence argumentonte se patologjitë e ditëve të sotme për Islamin Europian janë një lloj pasoje e një gabimi gati një shekullor. Apo thënë ndryshe, të një politike dritëshkurtër që mori fuqi pikërisht 100 vjet më parë.

Në verën e vitit 1916, qeveria britanike dhe aleatët e saj të luftës nisën të nxisin revoltën arabe kundër autoritetit politik, por mbi të gjitha shpirtëror, të osmanëve. Kjo pothuajse solli marrjen e drejtuar nga britanikët të Jeruzalemit dhe rënien e sundimeve osname në vendet më të shenjta të Islamit, si në Levant ashtu dhe në Arabi. Si alternativë ndaj dominimit osman mbi arabët, britanikët fillimisht mbështetën  dinastinë Hashemite e cila ende mbretëron në Jordani, por përfituesi më i madh ishte shtëpia mbretërore e Saudit që mori nën kontroll Mekën dhe Medinën në vitin 1924.

Në pikëpamjen e Laurence, profesor në kolegjin e Bostonit, kjo solli fundin e një periudhe prej disa dekadash në të cilat kalifati (roli shpirtëror që osmanët kombinonin, deri në vitin 1922, nën rolin tokësor të sulltanit) kishte pasur një ndikim pozitiv në Islamin global. Jo vetëm nën territoret e osmanëve por edhe shumë përtej, kalifati kishte formësuar një kulmin të një rrjeti ndërkombëtar mësuesish, predikuesish dhe gjykatësish.

Ashtu si edhe tregohet nga Halil Inalcιk, një historian osman që vdiq këtë javë në moshën 100-vjeçare, pushteti real i sulltanit-kalif varionte nga koha në kohë, por disa arritën të kontrollojnë ulemën, apo akadamikët fetarë, e të tjerë nuk e arritën një gjë të tillë. Por roli global i institucionit ishte veçanërisht i rëndësishëm në fundin e shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, kur në fund fare, u arrit që më shumë se 100 milionë muslimanë të jetonin nën sundimin britanik, në Azinë Jugore dhe nën sundimin holandez, në Indonezinë e sotme. Ashtu sikundër Mustafa Akyol, një shkrimtar turk për fenë, vë në dukje, “shtrirja e kalifit në rajonin e Azi-Paqësorit kishte pasoja positive për Shtetet e Bashkuara.

Abdulhamid II (në foto), sulltani i fundit jetëgjatë bindi muslimanët e Filipineve të pranonin pushtetin amerikan në arkipelagun e tyre. (Të tjerë kanë kujtime më të errëta nga ky sundim, armenët e mbajnë atë përgjegjës për vrasjen e dhjetëra mijë bashkëkombësve të tyre në vitin 1895)

Megjithatë, pikërisht për shkak se kalifati osman ishte kaq shumë tërheqës për shtetasit e vet, fuqitë europiane punuan fuqishëm për ta minuar atë. Të paktën prej vitit 1870, diplomacia britanike u përpoq të kthente qendrën e gravitetit në Islamin global nga turqit drejt arabëve.

Holandezët u përpoqën të ndalnin shtetasit e tyre muslimanë të përmendnin kalifin në faljet e tyre publike. Me pak më shumë sukses, francezët promovuan qendra alternative të autoritetit shpirtëror mes muslimanëve që qeverisnin në Algjeri dhe në Marok. Përsa kohë osmanët kishin kontrollin e Libisë, deri në vitin 1912, kalifati kishte ndikim në Afrikën e Veriut. Por kur sunduesit e rinj sekularistë të Turqisë shfuqizuan detyrën e kalifit në vitin 1924, detyra u bë më e lehtë nga fakti që fuqitë europiane kishin qenë duke sabotuar detyrën e shenjtë për dekada me radhë.

Ashtu si i sheh gjërat Laurence, shfuqizimi i kalifatit të vjetër krijoi një vakuum që është mbushur, përgjatë shekullit që pasoi, me pasardhës shumë më të errët, herë pas here, e ku përfshihet edhe kalifati i ri që pretendohet nga Abu Bakr al-Baghdadi, lideri I ISIS.

Madje, edhe kur këta kalifë nuk arritën të nxisin dhunë kundër perëndimorëve, rrjete globale të fondamentalizmit fetar dhe puritanizmit, si ato që lidhnin predikues le të themi nga Pakistani e Arabia Saudite, kanë zëvendësuar tonin relativisht paqësor të vendosur nga kalifët osmanë, që ishin njohës të artit dhe muzikës perëndimore, siç vënë në dukje historianët.

A është e gjitha kjo panoramë diçka më shumë sesa një detaj intrigues i historisë? Po, shumë më tepër se kaq, në pikëpamjen e Laurence. Eshtë naive të imagjinosh se Islami i sotëm Europian mund të izolohet hermetikisht nga vendet ku Islami dominon. Në një mënyrë ose në një tjetër, muslimanët në Europë do të ndikohen nga idetë dhe stilet që rrjedhin nga vendet ku besimi i tyre është shumicë. Qeveritë e sotme europiane kanë nevojë për një kuptueshmëri më të sofistikuar sesi funksionon influenca dhe mbi të gjitha kanë nevojë të kuptojnë rrezikun e pasojave të papritura.

Duke ndalur rrjedhën e një ndikimi kulturor apo teologjik, ato mund të hapin rugën për ndikime shumë më të këqija.

Përshtatur nga: “The Economist”

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Dibra drejt zjedhjeve të parakohshme: Kushtetuesja rreëzon ankimin e Shukes

Dibra drejt zjedhjeve të parakohshme: Kushtetuesja rreëzon ankimin e Shukes

Një mënyrë alternative për të çelur flokët pa bojëra e kimikate

Një mënyrë alternative për të çelur flokët pa bojëra e kimikate

(E përditësuar) PD-ja: ja provat e lidhjes së qeverisë me drogën

(E përditësuar) PD-ja: ja provat e lidhjes së qeverisë me drogën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni