Për funksionin e duhur trupi ynë ka nevojë të kalojë nëpërmjet një procesi pastrimi herë pas here.
Por, nëse nuk dini sesi të ndihmoni trupin tuaj, më poshtë do të lexoni disa lloje pijesh dhe ushqimesh në të mirë të shëndetit tuaj.
Përfitimet që uji me limon mund të ofrojë janë thjesht mbresëlënëse. Konsumimi i ujit me limon duhet të jetë gjëja e parë që ju konsumoni në mëngjes. Ai mund të përmirësojë tretjen dhe të ndihmojë detoksifikimin e trupit, duke ndihmuar kështu në tretjen e mirë të ushqimit. Mëlçia është e destinuar të marrë pjesë në më shumë se 500 funksione në trup, një prej të cilave përfshin dhe detoksifikimin e trupit.
Përmbajtja e lartë e panxharit me antioksidantë, vitamina, kalcium, hekur janë jashtëzakonisht efektive për ruajtjen dhe detoksifikimin e trupit.
Lëngu i karotës i njohur edhe si “lëngu mrekulli” është i mbushur me antioksidantë dhe enzima të quajtura karotene të cilat kanë aftësinë për të ofruar ushqyes të nevojshëm për procesin e detoksifikimit./tesheshi.com/