Ai quhet Thomas Parr dhe është një fermerët britanik, i cili jetoi plotë 152 vite duke konsumuar këtë pije çdo ditë. Është pija më e ngjashme me qumështin e gjirit, veçantitë dhe përfitimet e së cilit për trupin, i dinë të gjithë.
Përbërësit dhe vlerat e pijes
Kjo pije është shumë e mirë dhe këshillohet të konsumohet nga të gjitha moshat. Për shkak të ngjashmërisë me qumështin e gjirit mund të përdoret për të zëvendësuar qumështin në dietat e ndryshme të të vegjëlve.
Quhet hirrë dhe është një lëng i cili përmban më pak se 1% proteinë dhe më shumë se 93% ujë. Përbërësit e tij më të mëdhenj janë potasi, soda, magnezi, fosfori, hekuri, zinku, magnezi, kobalti, vitamina, enzima të shumta dhe amino-acide. 100 gramë përmbajnë vetëm 26 kalori, duke e bërë pijen me veçori të përshtatshme për të humbur peshë.
Pija më e shëndetshme për të mbajtur larg sëmundjet
Hirra është një ilaç shumë i mirë kundër sëmundjeve ndaj nëse vuani nga një sëmundje kronike, këshillohet të konsumoni lëngun çdo ditë. Përmban beta-lacto globulin, e cila zëvendëson amino acidet e njohura si BCAA. BCAA ndihmon në parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve në organizëm.
Ekspertët konfirmojnë se pacientët me cerozë të mëlçisë duhet të konsumojnë suplemente të BCAA, për të jetuar më gjatë dhe më mirë. Në këtë lëng përmbahet gjithashtu alpha- lactalbumin, e cila është e pasur me amino acidin tripotan, që ndihmon në rregullimin e procesit të fjetjes dhe ndikon në humor.
Hirra është e pasur me imunoglobulun dhe lisozome, të cilat forcojnë sistemin imunitar që mbron organizmin nga sëmundjet kronike dhe hepatitet.
Përmban anti inflamatorin lactoferrin, një përbërës i vlefshëm për ata që kanë probleme të shpeshta me infeksionet. Lëngu është i pasur me cystein, e rëndësishme për prodhimin e glutathionës, një antikosidant që mbron trupin nga infeksionet dhe toksinat. Studime klinike kanë treguar se niveli i glutathionës është shumë i ulët tek personat e prekur nga hepatiti C. Glutathione është një antioksidant i fuqishëm, i cili ndihmon me problemet e tiroides, infeksionet kronike, kancerin, sklerozën e shumëfishtë dhe parkinstonin.
Për jetëgjatësi dhe humbje peshe
Hirra duhet të jetë pjesë e produkteve tuaja ushqimore, nëse jeni njerëz që merreni me aktivitet sportiv, doni të humbni peshë, vuani nga sëmundje të ndryshme apo jeni të tensionuar ose të stresuar. Është i pasur në elektrolite, hidraton trupin, jep më shumë energji dhe në trup ka efekt më të madh se çdo pije energjike.
Stimulon prodhimin e proteinave nga trupi, të cilat janë aleatet e çdo diete ushqimore si dhe ndihmon në rritjen e muskujve, reduktimin e urisë dhe promovon humbjen e peshës. Kërkimet tregojnë se lëngu ndikon edhe në shëndetin kardiovaskular, pasi redukton glukozën në gjak dhe ul presionin e gjakut.
Obeziteti, presioni i lartë i gjakut, lodhja dhe stresi janë pasoja të jetës moderne, të cilat kërkojnë konsumin e rregullt të hirrës.
Mjekësia tradicionale për tretjen
Hirra përmban acid laktik, i cili redukton një numër kërpudhash që ndodhen në organizëm si dhe bakteret, duke sistemuar nivelin e pH.
Mund ta konsumoni këtë lëng në rast kapsllëku, gripi, koliti, nëse ju zë barku si dhe nëse prekeni nga sëmundje inflamatore.
Ky lëng i vjetër mund t’ju ndihmojë edhe për:
Lodhjen kronike e stresin
Obezitetin dhe mbipeshën
Presionin e lartë
Rritjen e imunitetit
Problemet me stomakun
Pastrimin e trupit nga toksiant
Gjithashtu mund të përdoret edhe për kujdesin e jashtëm të lëkurës dhe flokëve./tesheshi.com/