Romancieri Philip Roth, i cili e zbuloi Amerikën përmes kontradiktave të vetë karakterit të tij për më shumë se gjashtë dekada, ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare. Karriera e Roth nisi me famën e keqe dhe përfundoi me vendosjen e autoritetit, ndërsa ai u përball e trajtoi çështje të identitetit, autorësisë, moralitetit dhe vdekshmërisë në një seri romanesh që formësuan drejtimin e letrave amerikane në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të. Ai copëzoi kompleksitetin e trashëgimisë hebrejo-amerikane, në vepra të tilla si “Ankimi i Portnoy”, “American Pastoral”, “The Human Stain” dhe “The Plot Against America”, të cilat fituan si kritika ashtu edhe sukses e duke i dhënë autorit shumë çmime ndërkombëtare.
“Unë shkruaj fiction”, paralajmëroi Philip Roth, “dhe më thonë se është autobiografi. Unë shkruaj autobiografi dhe më thonë se është fiction, kështu që unë jam kaq i turbullt dhe ata kaq të zgjuar, po i lë të zgjedhin”. Ky shënim gjysmë-mbrojtës dhe zemërak dhe një jetë romancieri që manifakturoi shumë “biografi të rreme”, i dha Roth, i cili ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare, një status enigmatik për kritikët mendjengushtë. Ai fitoi respektin e madh nga momenti në vitet 1960 kur u bashkua me Saul Belloë dhe Bernard Malamud në një Trojkë hebreje në zemër të letërsisë amerikane. Por, mbeteshin dyshime, kërkesa për sqarime sikur ai nuk po shkruante letërsi, në fund të fundit, por sikur po kryente një vetë-zbulim të gjatë, të njollosur e ndoshta edhe jo krejtësisht të sinqertë që meritonte mosbesimin e kritikëve.
Libri i parë i Roth, “Lamtumirë Kolomb”, 1959, shiti më shumë se 12 mijë kopje, një shifër e respektueshme, dhe mori çmimin kombëtar të Librit. Çmimi i madh –ai i Nobelit në letërsi – e anashkaloi atë, por janë shumë pak karriera në letërsinë amerikane kaq shumë të vlerësuara, në fillimet dhe fundin e tyre. Ai ishte vetëm një herë bestseller, kur “Ankesa e Portnoy” (1969) shiti 420 mijë kopje në dhjetë javët e para pas publikimit.
Që nga punët e tij të para, lexuesit hebrenj të Roth ishin jo të kënaqur me pikëpamjen e tij ironike në lidhje me jetën hebreje. Roth luante me çdo nuancë dhe absurditet të jetës hebreje në Amerikë, por ndjeshmëria e tij sfiduese sekulariste ishte pa mëshirë apo ndikim. I pyetur për besimet e tij fetare në vitin 2006, Roth tha se “nuk e shijonte iluzionin” apo ndonjë nevojë për ngushëllim shpirtëror.
Komuniteti hebre e shihte Roth si një “wisenheimer” – një të ri gjuhë-mprehtë që i kishte kthyer shpinën besimit të baballarëve të tij.
Publikimi i librit të tij të shkurtër, “Mbrojtësi i besimit” në vitin 1959 u prit me një stuhi kritikash. Rabinët e akuzuan Roth për “vetë-urrejtje” hebreje. Ai doli përpara një audience armiqësore në universitetin Yeshiva në vitin 1962. Kjo përvojë e la të riun Roth të papenduar. Ai shkroi për të me një argëtim të thellë komik në “Ankesa e Portnoy”
Lindur në Newark, Neë Jersey, në një familje ku të dy prindërit ishin fëmijë emigrantësh që flisnin jidisht nga Europa Lindore. Kujtimet e tij të fëmijërisë ishin ato të fjalimeve të Hitlerit në radio, dhe ato të presidentit Franklin. “Tërë klani im… iu përkushtuar demokratëve”, shkroi ai. “Ata ishin krenarë që ishin qytetarë të Newark, por jetuan në një botë thellësisht hebreje”.
…..
Në një leksion të titulluar, “Të shkruash fiction amerikan”, Roth nisi debatin për emancipimin e letërsisë amerikane nga respektueshmëria dhe serioziteti që e ka karakterizonte. Ai ishte gati të shkruante me guxim për gjithçka rreth tij dhe brenda tij që ishte agresive, e papërpunuar dhe e pahijshme. Ashtu si e shihte Roth, epoka kërkonte asgjë më pak se kaq.
Dalja e John Updike në kopertinën e revistës “Time” në vitin 1968, dhe suksesi i pandalshëm i romaneve të tij i dha thelb idesë se kishte mbërritur brezi i parë post-puritanizëm i Amerikës.
Gjatë viteve 1970, Roth publikoi librat e tij më të dobët. Shitjet ishin të pakta dhe dukej se ai po e humbte vendin.
Në mes të këtyre viteve të stuhishme, në lidhje me marrëdhëniet e tij me gratë, dhe zhvendosjevetë përvitshme midis Konektikatit rural ku kishte një fermë dhe Londrës, ai prodhoi një triologji mbresëlënëse të mbledhur më pas nën emrin “Zuckerman Bound” (1979-85). Romanet ndjekin karrierën e Nathan Zuckerman, një shkrimtar i ri hebre që përpiqet të pajtojë artin, familjen, letërsinë, famën dhe seksin.
Romani i parë i triologjisë “Shkrimtari fantazmë” eksploron idenë e ethshme se Ana Frank nuk kishte vdekur në një kamp përqendrimi nazist, por kishte mbijetuar për t’u larguar më pas në Amerikë, kur ajo ishte martuar (përkundër kundërshtimit të fortë të prindërve) me Zuckerman.
Pas një ndrydhjeje në gju, në vitin 1987 dhe një operacioni të pasuksesshëm që e la me dhimbje të forta, me pagjumësi dhe çorientim, Roth mori mjekime me sedativë që më pas u ndaluan nga qarkullimi pasi sillnin pasoja akute të ankthit, humbje të kujtesës dhe konfuzionit. Po ashtu ai nis të marrë Ksanaks, për të trajtuar çrregullimet e panikut.
Pas daljes nga ferri i këtyre problemeve, ai i trajtoi ato në veprat e mëpasshme.
Jeta personale e Roth nuk linte vend për shumë qetësi, por arritjet e tij në vitet 1980 dhe më pas, përfaqësojnë momentet më krijuese në letërsinë amerikane. Ai ngriti stekën si një postmodernist në “The Counterlife” (1986) dhe “Operation Shylock”. Por, ishte i tepruari dhe transgresivi Mickey Sabbath, mjeshtër i humbjes, poshtërimit, mundësi i “Sabbath’s Theater” (1995), që tregoi se Roth ishte një shkrimtar me humanizëm prekës.
Në “American Pastoral”, që fitoi çmimin Pulitzer në vitin 1997, “I Married a Communist” dhe “The Human Stain” (2000), Roth u përfshi me politikën amerikane për herë të parë që prej përplasjes me Nikson në librin “Banda Jonë” në vitin 1971.
…..
Nuk ka funde të lumtura në këta libra që reflektojnë ndoshta veprimin më të dallueshëm të kuptimit letrar të momentit kur populli amerikan konfrontohej me vdekjen e pafajësisë dhe shpresës.
Emri i Roth përmendej vit pas viti kur ndaheshin çmimet Nobel në letërsi. Admiruesit e tij të shumtë e shihnin atë si romancierin më të rëndësishëm të brezit të tij.
Në vitin 2012, Roth kishte përmendur shkarazi në një intervistë me një gazetë franceze se “Nemesis” do të ishte libri i tij i fundit.
“Jam 78 vjeç tani”, kishte thënë Roth. “Nuk di më asgjë për Amerikën e sotme. E shoh në television, por nuk jetoj më atje”.
Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/