Artan Shkëmbi, kreu i OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit), është pezulluar nga detyra me urdhëe të kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Ende nuk janë të qarta, a më saktë zyrtare, arsyet e këtij zhvillimi të bujshëm në një proces shumë të debatuar siç është operacioni në fjalë, ku çdo ditë u dërgohen formularë qartësimi pasurie eksponentëve të krimit (të dënuar më parë) në të gjithë territorin shqiptar.
Dyshimet janë për dekonsiprime nga ana e Shkëmbi, por nëj arsye tjetër është gafa e OFL-së e pak ditëve më parë, ku i dërgoi formular një emri të shuar prej 6 vitesh në frontin sirian, Shkëlzen Dumanit. /tesheshi.com/