Këmbanat e kishave ranë në të gjithë Greqinë dje në kohën kur u mbajt lutja e parë pas gati nëntë dekadash në Hagia Sophia në Stamboll.
Në një mesazh që shënon 46-vjetorin e kthimit të demokracisë në Greqi, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis e quajti Turqinë krijuesin e problemit dhe theksoi se ndryshimi i statusit të Hagia Sophia ishte një fyerje për civilizimin e shekullit XXI.
“Ajo që po ndodh sot në Kostandinopojë nuk është një demonstrim i forcës, por një dëshmi e dobësisë,” theksoi Mitsotakis.
Greqia dhe Turqia janë në mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, që nga hapësira ajrore, zonat detare dhe Qipro. /tesheshi.com/