Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Petrit Laraku, piktori pogradecar ish-shok klase me Edi Ramën: 40 vjet me qytetin në telajo

by te Sheshi
07/09/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Petrit Laraku, piktori pogradecar ish-shok klase me Edi Ramën: 40 vjet me qytetin në telajo
6
SHARES

Nga Bardha Nergjoni

Pogradeci është vendi i qetësisë, gjelbërimit, liqerit pa kufi, Lasgushit, Kutelit, Drilonit, Tushemishtit por sidomos i pogradecarëve. Janë të shumtë që e deshën dhe e duan  pa kushte këtë qytet. Disave i dhuroi lumturi, të tjerëve dhimbje por ka nga ata që vazhdojnë të frymëzohen nga Pogradeci. Një prej tyre është edhe piktori Petrit Laraku. Një “penel” prodhimtar i qindra pikturave, shok klase me kryeministrin e sotëm piktor, Laraku si çdo verë ka ekspozuar në natyrë punimet e tij më të fundit.

foto me edi ramen

Nuk dëshiron të flasë shumë për shoqërinë e shkollës dhe Edi Ramën e atëhershëm të fiksuar në një fotografi gjatë një praktike mësimore në Gjirokastër.

Gjithmonë frymëzohet nga çdo pjesë e këtij qyteti pasi për të ka aq shumë natyra e qytetit liqenor sa mjafton për një karrierë të gjatë. Petrit Laraku është nga ata piktorë që gjatë gjithë jetës së tij nuk i është ndarë telajos dhe jo vetëm për peisazhet por ka derdhur talentin e tij  në pikturë moderne, portrete, etj.  Laraku ka mbaruar Liceun Artistik në Tiranë. Nxënës me rezultate shumë të mira, ka pikturuar shumë nga Pogradeci dhe ndër imazhe gjen edhe Lasgushin me qenin e tij besnik. Sot pikturon jo  vetëm për pasion por edhe për të jetuar me të ardhurat nga ajo. Në studion e tij në ambientet e qendrës kulturore të fëmijëve duket se koha ndalet. Me aromën e kohës, aty gjen çdo imazh, çdo punim e çdo kujtim të punës dhe pasionit të tij gati 40-vjeçar.

Për jetën e tij, takimin me Lasgushin dhe pikturën flet për herë të parë për tesheshi.com…

Laraku, ka një histori marrëdhënia juaj me pikturën dhe cila është lidhja me kryeministrin Rama?

Pikturën e kam filluar qysh në moshë të vogël. Në atë kohë nuk kishim materiale dhe mbaj mend që kam shkuar në një dyqan dhe kam marrë një bojë të kuqe në tubet. Me atë kam pikturuar petalet e një luleje. Ndoshta aty u dallua që kisha një lloj prirjeje për vizatimin. Vazhdova kursin e vizatimit për 4 vjet dhe më pas Liceun Artistik në Tiranë. Kam qenë në një klasë me Edi Ramën. Kam shumë kujtime nga koha e shkollës.

piktori 3

Si e keni njohur Lazgush Poradecin?

Kam qenë në vit të dytë në lice kur në praktikën e pikturës isha përqendruar në qytetin tim. Në rrugicat e vjetra po pikturoja shtëpitë tradicionale që i gjeni shpesh në pikturat e mia kur Lasgushi dilte çdo ditë nga shtëpia bashkë me qenkën e tij. E mbaj mend shumë mirë dhe nga ai imazh që më krijonte kam realizuar një pikturë. Ishte i heshtur. Vishej me të zeza dhe shëtiste gati çdo ditë buzë gjolit. Më ndiqte ndërsa pikturoja në heshtje por nuk më thoshte gjë. Fliste shumë pak por nga mimika e fytyrës kuptoja se i pëlqente. Pikturën e kam ende dhe mbetet në koleksionin tim të gjërave më të shtrenjta. Së fundi kam bërë edhe bustin e tij.

piktori 4

Pse keni vendosur t’i mbeteni besnik Poradecit duke pikturuar vetëm nga natyra e tij?

Qyteti të ofron shumë mundësi me natyrën e tijtë bukur e të larmishme. Siç e përshkruante dhe Lasgush Poradeci, ky qytet ka një magji të veçantë. Temën e Pogradecit, me stinët me vjeshtën, dimrin, me luhatjet e liqenit që krijohen, me dallgët, njerëzit, pemët, varkat, pulëbardhat, historinë e gjithçka. Nuk kam pse kërkoj më tej pasi të gjitha i kam këtu në Pogradec. Është qyteti që na frymëzon dhe ndoshta është ky qytet që më ka bërë piktor.  Mendoj se Pogradeci ka piktorë të mirë që janë kolegët e mi edhe për faktin se nuk mungon frymëzimi.

Sa piktura mund të keni realizuar në këto 40 vite karrierë?

Kam bërë shumë. Nuk mbahen mend sa por mund të them se edhe shes shumë nga punimet e mia. Aktualisht zotëroj një galeri me mbi 200 punime. çdo vit me hapjen e sezonit turistik kam gati një ekspozitë me 60 apo 70 punime. Ekspozitën e çel në natyrë duke qenë se Pogradeci nuk ka galeri artesh.

Ju gjithashtu jeni dhe një mësues shumë i mirë për të rinjtë…

Kam përgatitur dhe përgatis shumë të rinj, në pikturë, arkitekturë, dizenjim, stilim etj. Aktualisht kam të rinj që i përgatis për lice apo shkolla të tjera që kanë lidhje me artin.

Çfarë stili ndiqni në pikturat tuaja?

piktori 2

Unë punoj në stilin e realizimit dhe impresionizmit por kam piktura moderne që i ruaj në studio. Realizoj edhe portrete në bazë të kërkesave apo edhe porosive që me vijnë.

Ju konsiderojnë piktor mjaft prodhimtar. Ku qëndron çelësi i suksesit?

Mendoj se natyra pogradecare ka luajtur rolin e saj por edhe përshtatja me ato çfarë njerëzit duan më shumë dhe pëlqejnë. Kam marrë pjesë në ekspozitë të zhvilluar në Gjermani dhe ajo që mund të them për suksesin e kësaj ekspozite ishte shitja e të gjitha punimeve.

Ju jeni bërë pjesë edhe të një dokumentari…

Besoj se ka qenë rastësi por një grup xhirimi i ardhur këtu në Pogradec realizoi një dokumentar të shkurtër mbi jetën dhe punimet e mia. Ky dokumentar është bërë pjesë e festivalit të filmit. /tesheshi.com/

Related Posts

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?
Kryesore

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Next Post
6 rituale te dobishme për të cilat lëkura do t’ju jetë mirënjohëse

6 rituale te dobishme për të cilat lëkura do t'ju jetë mirënjohëse

Blloku kryesor opozitar sirian paraqet planin për procesin e tranzicionit në vend

Blloku kryesor opozitar sirian paraqet planin për procesin e tranzicionit në vend

Sajesa “kombi kosovar”: ja pse po ndodhin përplasjet identitare shqiptare…

Sajesa “kombi kosovar”: ja pse po ndodhin përplasjet identitare shqiptare...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni