Ajo që sot duket vetëm një zonë e shkretë ku gurët ngrohen nën rrezet përveluese të diellit, një herë e një kohë ishte një parajsë e vërtetë me ujë të bollshëm dhe kopshte të gjelbërta.
Këtë e ka konfirmuar një zbulim mbreslënës pak ditë më parë nga Leigh-Ann Bedal dhe skuadra e saj nga Kolegji i Behrend i universitetit të Pensilvanisë në SHBA.
Bëhet fjalë për një pishinë të para dy mijë vjetëve në zemër të qytetit antik të Petras në Jordaninë e sotme.
Një kanal i madh me ujë të freskët që rridhte në këtë zonë e që më pas derdhej në një vaskë të rrethuar me pemë.
Përshkrimi që hulumtuesja u ka dhënë gazetarëve hedh dritë mbi karakteristikat e Petras, e cila me sa duket ka qenë e pasur me burime ujore, pavarësisht klimës.
Në fakt, uji i rrjedhshëm arrinte m’u në mes të qytetit me anë të një rrjeti kanalesh.
Prania e ujit mundësonte mbijetesën e pemëve frutorë, prodhimin e verërave dhe vajit. Një pasuri e madhe që e dallonte kryeqytetin e Nabateive. /tesheshi.com/