Një fluturim me parashutë mbi qytetin e Tiranës, për pak i ka kushtuar jetën, një qytetari nga Kosova. Shkak u bë një defekt në parashutë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku një grup personash kishin vendosur të fluturonin mbi Tiranë, në një event të organizuar nga Federata Shqiptare e Aeronautikës.
Mësohet se 36-vjeçari me iniciale F.Sh, nga ulja e detyruar ka pësuar frakturë në kyçin e dorës. /tesheshi.com/