Nr.2 i PD-së, Edi Paloka, ka zgjedhur të replikojë mnë distancë me ambasadorin Lu, një ditë pasi ky i fundit e përfshiu Arbi Çekajn, pronarin e firmës “Arbi Garden” së cilës i përkisnin 618 kg kokainë, te “peshqit e mëdhenj”. Por Paloka, gjithnjë politikisht, e sheh ndryshe “peshkun” e pretenduar nga përfaqsuesi i Uashingtonit në Tiranë.
“Por ‘peshku i madh’ nuk është tregëtari i bananeve, janë ata që i kanë dhënë garancitë dhe që do vazhdojnë të bëjnë çdo përpjekje që ai të mos vijë në Shqipëri”, shprhet Paloka.
Dhe siç mund të kuptohet, në gjykimin demokrat, pas kësaj afere qëndron vetë kryeministri Rama.
“Përpjekjet e Ramës për të larguar artificialisht vëmendjen nga 620 kg kokainë, PROVA se ai ose familjarë të tij janë të lidhur direkt me këtë aferë.
Të gjitha provat e deritanishme janë mëse të qarta dhe tregojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se njerëz me pushtet të madh politik janë pas kësaj afere”, shkruan Paloka në një status në FB. /tesheshi.com/