Në pak rreshta, kryeminstri Rama ka paralajmëruar pesë reforma ligjore për pesë aspekte të jetës shqiptare, duke nisur që nga ajo për çështjen e menaxhimit të territorit.
Sipas asaj çfarë shkruan ai, është ligji dhe jo mentaliteti, i shtetit dhe i shoqërisë, që problematikat e thella shqiptare bëhen akoma dhe më të thella, duke prodhuar ngërçe në raportin kurrë të rregulluar mes shtetit e individit.
“Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkëudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoriatet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pijshëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.
Siç po shihet, shefi 12-vjeçar i qeverisë ka nisur një lloj furtune reaguese ndaj pushtetit lokal, si tregues i nervozitetit të tij me shumë aspekte dështuese të qeverisjes. /tesheshi.com/