Janë përzgjedhur më në fund njerëzit që do udhëheqin në pesë vitet e ardhshme institucionet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian.
Posti më i diskutueshëm, ai i kreut të Komisionit Europian, pra, pasuesi i Jean Cloude Juncker, i është besuar një gruaje, ministres aktuale të Mbrojtjes i Gjermanisë, Ursula Von Der Leyen, një përzgjedhje kjo e Angela Merkelit.
Një grua tjetër do jetë gjithashtume pushtet dhe mu mbi paranë e BE-së.
Christine Lagarde, gruaja në krye të FMN-së, është emëruar për kreun e Bankës Qendrore Evropiane.
Kryeministri belg Charles Michel do të jetë presidenti i ri i Këshillit të Eueropës. Ndërsa kreu u diplomacisë së BE-së, pra pasuesi i Mogherinit, do jetë ministri i Jashtëm spanjoll Josep Borrel Fontelles. /tesheshi.com/