Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Përvjetori: sa jetë morri “Muri i Berlinit”?

Dy Gjermanitë që simbolizuan dy ideologji

by te Sheshi
14/08/2023
in Kujtesë, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Përvjetori: sa jetë morri “Muri i Berlinit”?

Berlini dhe rajoni përreth po shënojnë 62-vjetorin e ndërtimit të Murit të Berlinit, duke bërë homazhe për të gjitha viktimat e regjimit të ish-Gjermanisë Lindore.

Duke marrë pjesë në disa ngjarje përgjatë ish-kufirit që ndanë fizikisht Gjermaninë Lindore nga Gjermania Perëndimore më 13 gusht 1961, përfaqësuesit e politikanëve dhe shoqërisë gjermane u bëjnë homazhe njerëzve që vdiqën ose u vranë duke u përpjekur t’i shpëtonin regjimit të atëhershëm komunist të Republikës Demokratike Gjermane (RDGJ).

Përvjetori është gjithashtu një mundësi për të nderuar të gjitha familjet që u ndanë me dekada dhe për të gjithë ata që vuajtën për shkak të kufizimeve të rënda të lirive.

 “Muri ndau familjet, miqtë, shkuli njerëzit nga komunitetet e tyre dhe shkaktoi vuajtje të jashtëzakonshme”, tha Bodo Ramelow, zyrtar i dikurshëm i RDGJ-së.

Ramelow jua drejtoi këto fjalë të gjithë atyre që u “privuan nga liria, të cilët u spiunuan, u persekutuan, u përjashtuan dhe u burgosën”.

Homazhet përfshijnë një meshë në Berlin si dhe një ceremoni të vendosjes së kurorave në emër të qeverisë në një pllakë përkujtimore në Bernauer Strasse pranë Mauerpark të Berlinit.

Një homazh i bëhet edhe 18-vjeçarit të atëhershëm Peter Fechter, i cili u qëllua nga rojet kufitare dhe u la të gjakoset për vdekje në mur në gusht 1962, një vit pasi u ngrit muri. Më pas një turmë u mblodh në anën perëndimore të murit, por nuk mundi ta ndihmonte Fechterin sepse ai ra në anën lindore dhe rojet kufitare nuk donin ta ndihmonin.

Përkujtimi zhvillohet në Zimmerstrasse pranë kalimit të famshëm të pikës së kontrollit Charlie.

Në qytetin e afërt të Teltow në Brandenburg, politikanët e rajonit u bëjnë homazhe dy viktimave, përkatësisht Peter Mädler dhe Karl-Heinz Kube, të cilët u vranë në 1963 dhe 1966 në një përpjekje për t’u arratisur.

Ribashkimi i vendit

Muri u ndërtua kryesisht për të ndaluar eksodin e gjermanëve nga lindja në perëndim, pasi humbja e fuqisë punëtore ngadalësoi ekonominë. Udhëheqësit e RDGJ-së në atë kohë shpjeguan se muri mbronte qytetarët e atij vendi nga kapitalizmi.

Muri në kryeqytetin gjerman ishte afërsisht 155 kilometra i gjatë dhe ndau komunitete të tëra njerëzish për më shumë se 28 vjet.

Pjesa e mbetur e Gjermanisë Lindore, përveç Berlinit Lindor, përbëhej nga pesë shtetet federale gjermane të shkëputura nga Republika Federale e Gjermanisë në verën e vitit 1952, kur shërbimet e sigurimit të Gjermanisë Lindore krijuan një zonë të gjerë pesë kilometra përgjatë kufirit me Gjermaninë Perëndimore.

Sipas Fondacionit “Muri i Berlinit”, të paktën 140 njerëz u vranë në vetë murin në përpjekje për t’u arratisur nga Gjermania Lindore.

Muri u rrëzua më 9 nëntor 1989, në një përmbysje tronditëse të autoriteteve të Gjermanisë Lindore, pas së cilës vendi u ribashkua. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
Thirrje tajvaneze nga SHBA: Nuk dorëzohemi!

Thirrje tajvaneze nga SHBA: Nuk dorëzohemi!

Përvjetori i vdekjes, Arkivi: Ky ishte Hasan Prishtina…

Përvjetori i vdekjes, Arkivi: Ky ishte Hasan Prishtina…

Dhjetë minuta larg Ksamilit: një ndër mrekullitë agrikulturore të Shqipërisë

Dhjetë minuta larg Ksamilit: një ndër mrekullitë agrikulturore të Shqipërisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni