Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Personazhi i 1 Majit – ‘Postierja e vitit’, historia e Nasije Plakut që prej 14 vitesh çon zarfet shtëpi më shtëpi

by te Sheshi
30/04/2015
in Të tjera
Reading Time: 3 mins read
A A
Personazhi i 1 Majit – ‘Postierja e vitit’, historia e Nasije Plakut që prej 14 vitesh çon zarfet shtëpi më shtëpi

Nga Entela Canaj

Kur flasim për postierin, gjithmonë përfytyrojmë që ky profesion  i shkon më shumë për shtat një burri. Por e vërteta është që në Shqipëri  ka edhe shumë gra postiere, të cilat e bëjnë me përkushtim dhe dashuri këtë punë.

postierjaNasije Plaku nga Durrësi është një nga postieret femra në Shqipëri, dhe ka 14 vjet që i dedikohet këtij profesioni. Çdo ditë shpërndan dhjetëra pako dhe fatura nëpër lagjiet e qytetit. Tregon se i pëlqen shumë kjo punë dhe nuk do preferonte ta ndërronte.

“Jam shpërndarëse poste në Durrës prej 14 vitesh. E bëj punën me mjaft dëshirë. Në fillim kur kam nisur më dukej pak e vështirë si jo e përshtatshme për një femër, por tani mendoj ndryshe dhe më ka hyrë aq shumë në zemër puna ime sa nuk do e ndërroja me asgjë. Më pëlqen shumë dhe them se është e e vetmja punë që do bëja me kënaqësi,” thotë zonja Nasije, e cila sot ka një arsye më shumë për tu ndier krenare me punën e saj, pasi është vlerësuar si postierja më e mirë, në qytetin e Durrësit, vlerësim ky që ka ardhur nga kolegët e saj, me një votim transparent.

Çmimi iu dha në formën e një certifikate nderi nga Posta Qendrore në Tiranë. Por edhe pse bëhet fjalë më shumë për  një vlerësim moral se sa financiar, sytë e saj shkëlqejnë kur shikon certifikatën.

Puna e saj nis çdo mëngjes me paraqitjen në zyrën qëndrore të postës në Durrës dhe më pas del në terren për të shpërndarë zarfet apo pakot që kanë ardhur për banorët. Për të lëvizur përdor biçikletë ose lëviz në këmbë aty ku adresat janë afër.

“Në fillim më dukej puna e vështirë pasi kisha probleme për të gjetur adresat, por tani e njoh në pëllëmbë të dorës çdo cep të qytetit dhe nuk ndodh që të gabohem. Ka fluks pune sidomos kohët e fundit me dërgimin e pakove nga jashtë për familjarët, por megjithatë  e përballojmë. Më shumë punë ka me zarfet me faturat, ndodh që shpërndahen edhe 300 zarfe në ditë dhe deri në 50 pako,” thotë zonja Nasie.

Edhe pse në mot me shi apo me temperaturat e larta të verës postierja Nasije Plaku e bën punën e saj me dëshirë dhe pasion, dhe jo pa qëllim u zgjodh postierja e vitit. I njëjti vlerësim u dha këtë të enjte nga Posta Qendrore e Tiranës, edhe për 15 postierë të tjerë, nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

‘Postieri i vitit’ është një iniciativë e nisur për herë të parë këtë vit, por që do të kthehet në një traditë të mirëfilltë çdo 1 Maj (Ditën e Punëtorëve), për të vlerësuar këtë punë fisnike që iu shërben të gjithëve. Posta Shqiptare numëron 2280 punonjës, të cilët punojnë në sektorë të ndryshëm, por ‘heronjtë; e vërtetë të shërbimit postar janë ‘postierët e terrenit’ të cilët dimër e verë, në mes të trafikut e rrëmujës, trokasin shtëpi më shtëpi për të dorëzuar porositë. /tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?
Sociale & Shoqëri

Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?

02/07/2025
Next Post
Jep dorëheqjen ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj

Jep dorëheqjen ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj

RETRO/ Një maji festohet me madhështi në të gjithë Shqipërinë (gazeta Bashkimi, 3 maj 1945)

RETRO/ Një maji festohet me madhështi në të gjithë Shqipërinë (gazeta Bashkimi, 3 maj 1945)

Kathrin Oertel, ish-zëdhënësja e PEGIDA-s, u kërkon ndjesë muslimanëve

Kathrin Oertel, ish-zëdhënësja e PEGIDA-s, u kërkon ndjesë muslimanëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni