Opozita ka hedhur sërish gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës, duke ndërprerë seancën.
Nuk ka zgjatur as 10 minuta séance e Kuvendit që është mbledhur në kushte të forta sigurie, por që sërish është përsëritur skenari.
Një deputet i opozitës, që ende nuk dihet ka lëshuar një bombë me gaz lotsjellës që ka mbuluar sallën me tym. Kryetari i Kuvendit Veseli ka ndërprerë seancën vetëm për pak minuta.
/tesheshi.com/