Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Përse Zaev po druhet ta shpërthejë “bombën” e liqenit të Smillkovës?! – Flasin familjarë të të dënuarve dhe analistë

by te Sheshi
30/05/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Përse Zaev po druhet ta shpërthejë “bombën” e liqenit të Smillkovës?! – Flasin familjarë të të dënuarve dhe analistë

Nga Bekim Laci   

Pohimet e liderit opozitar, Zoran Zaev, se posedon materiale të përgjimeve të cilat dëshmojnë se procesi gjygjësor  “Monstra”  bart në vehte shumë kundërthënie, dhe se shqiptarët të dënuar për vrasjen e pesëfishtë te liqeni i Smillkovës janë në fakt të pafajshëm, i është shndërruar atij në thikë me dy teha.

Nga njëra anë, Zaev heziton të publikojë audio-inçizimet të cilat i posedon, pasi siç tha, bëhet fjalë për materiale sensitive të cilat mund të shkaktojnë skena të dhunës; por nga ana tjetër, ai është në presion të vazhdueshëm nga familiarët e të dënuarve dhe opinioni mbarëshqiptar të publikojë gjithçka që ka, sepse pritja, ose siç thonë ata kalkulimi për motive politike, po shkakton nervozizëm shtesë.

Bedri Ajdari, nga këshilli i cili artikulon zërin e familjarëve të të dënuarve, për portalin tesheshi.com, thotë se shqiptarët që nga fillimi e kanë patur të qartë se bëhet fjalë për proces të montuar, për çka kanë protestuar disa herë, por mospublikimi i dëshmive siç thotë, sfidon ndjenjat dhe durimin e tyre:

Bedri Ajdari

“Lehtë e kanë politikanët, pasi janë jashtë qelisë së burgut. Unë them, të hyjnë ata në burg bashkë me vëllaun tim dhe të tjerët, e pastaj të shohim se sa do t’i zvarisin publikimin”, shprehet Bedriu, duke përsëritur thënien: “Më mirë të lirosh 1 mijë fajtorë, se të mbajsh në burg një të pafajshëm”.

Ai kritikon deklaratën e Zaevit se frikësohet nga publikimi i së vërtetës pasi mund të nxisë gjëra të padëshiruara te shqiptarët, për çka tha se është në bisedime intensive me faktorin shqiptar, për ta penguar atë reagim:

 “Ndoshta po bëjnë kalkulime politike me faktorët shqiptarë, por nuk po bëjnë me popullin. Mund t`ju dalë proverbi: Ke bërë hesap pa hanxhiun”,  shprehet Ajdari, i cili i druhet pikërisht një revolte shqiptare si shkak i zvaritjes së publikimit, pasi siç thotë, me këtë  po testohet durimi  i këshillit, familjarëve dhe i gjithë shqiptarëve, sidomos pas deklaratës se të burgosurit janë  të pafajshëm.

Opinionisti Arsim Zekolli, duke komentuar zhvillimet thotë se njëri interpretim i Zaevit është nga dëshira për të parandaluar tensionimin e mundshëm etnik, ndërsa interpretimi tjetër, siç thotë, ka të bëjë me kalkulim politik i cili shfrytëzon këtë rast me qëllim që të mobilizojë shqiptarët për të rrëzuar qeverinë:

“Të dyja këto variante paraqesin qasje të gabuar dhe mëkatare, si ndaj familjeve të viktimave, ashtu dhe ndaj të akuzuarve. Por tani që kemi ngjarjet e Kumanovës dhe vrasjet që ndodhën atje, dyshoj nëse shpalosja e “bombës Monstra” do ketë efektin e planifikuar apo dëshiruar,  siç do të mund të kishte javë më parë, dhe kjo sikur nga ndryshuar kalkulimet në raport me BDI-në”, shprehet Zekolli.

Analisti Ramadan Ramadani, zvaritjen e shesh si taktizim të opozitës maqedonase karshi BDI-së, nga fakti se përmbajtja e kësaj “bombe” mund të mos jetë dhe aq e vlefshme:

”Zaev dhe ekipi i tij janë të vetëdijshëm se kjo më shumë u vlen kështu e paplasur se sa kur të publikohet. Kjo, pasi arsyetimet e dhëna për prolongimin shkaku i sensivitetit të marrëdhënieve ndëretnike si pasojë e rastit të Kumanovës nuk qëndron më, sepse shqiptarët në mënyrë masovike ishin prezent në tubimin e madh qytetar që u organizua kundër qeverisë më 17 Maj”.

Kryetari i shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani thotë se e vërteta për vrasjen makabre te Liqeni i Smillkovës nuk u shkon për shtati vetëm qarqeve nacionaliste maqedone, që janë zhytur në krim deri në fyt, ndërsa opinionin maqedonas ka 25 vite që e bindin se shqiptarët janë rreziku më i madh për ardhmërinë e Maqedonisë:

“Tash Zaevi duhet të vendosë se vallë do të jetë në anën e viktimave dhe do t’i publikojë bombën për Smillkovën, ose në anën e vrasësve që janë në liri. Do të jetë në anën e të vërtetës apo të mashtrimit”, ka thënë Selmani.

Monstra

Por nuk janë vetëm shqiptarët ata të cilët me padurim presin shpalosjen e përgjimeve për “Monstrën”, pasi siq thotë Bedri Ajdari, janë shumë të burgosur maqedonas që jetojnë me shpresë se afera e përgjimeve do të delegjitimojë gjygjësorin, për të cilin thonë se i ka dënuar për motive politike.

Përveç varianteve të lartpërmendura, në opinionin në Shkup qarkullon edhe varianti në bazë të të cilit, përgjimet për rastin “Monstra” mund edhe të mos publikohen fare, nëse eurokomisari Johanes Han, i cili pritet të arijë në Shkup të martën, do të ketë sukses në ndërmjetësimin për dalje nga ngërçi politik, për çka mund të kërkojë nga opozita të ndërpresë publikimet, ndërsa dëshmitë për rastin Monstra t`i dorëzojë në prokurori. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Spanja jep pëlqimin për ngritjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane pranë Seviljes

Spanja jep pëlqimin për ngritjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane pranë Seviljes

SHBA-të e heqin Kubën nga lista e mbështetësve të terrorizmit

SHBA-të e heqin Kubën nga lista e mbështetësve të terrorizmit

Mustafa: BE na kërkoi të merrnim vendim për Gjykatën Speciale, por ne e shtymë

Mustafa: BE na kërkoi të merrnim vendim për Gjykatën Speciale, por ne e shtymë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni