Përgjigja nuk është se mbajnë ndonjë spray apo elektroshok, në rast të ndonjë sulmi eventual.
Ekuipazhi i kabinës është përgjegjës për verifikimin e numrit të saktë të udhëtarëve gjatë hyrjes në bordin e avionit, gjë që ndodh edhe kur gjithë udhëtarët të ulen në ulëset e tyre, pak para nisjes dhe gjatë sqarimit të procedurave të sigurisë.
Megjithatë, pak është i njohur fakti se edhe gjatë hyrjes në aeroplan, stjuardesat numërojnë udhëtarët, duke e bërë këtë përmes numëruesit të cilin e mbajnë pas shpine.
Pra, nëse mendoni se stjuardesa është duke u përgatitur për vetëmbrojtje ngase mund t’ju dukeni të dyshimtë, mos u bëni merak. Ajo vetëm po evidenton prezencën tuaj përmes numratorit. /tesheshi.com/