Ekzistojnë dy faktorë që ndikojnë në këtë tërheqjen tonë kaq të madhe ndaj ushqimit: faktori neurofiziologjik dhe psikologjik. Dëshirën tonë për të ngrënë e shpjegon neuroshkenca, ose më saktë shkenca që merret me studimin e sjelljeve tona dhe lidhjes së tyre me zonat celebrale.
Pas disa vëzhgimeve në këtë fushë është zbuluar se në trurin tonë aktivizohen disa zona celebrale të njëjta qoftë në konsumimin e ushqimit, sidomos të ëmbëlsirave, qoftë në marrjen e substancave droguese.
Fiziologjia e trurit tonë luan një rol të rëndësishëm për ta kthyer ngrënien në një eksperiencë të kënaqshme, madje dhe të disa ushqimeve ndaj disa të tjerëve./tesheshi.com/