Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Për ç’rol janë gratë në politikën kosovare?

by te Sheshi
02/02/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Për ç’rol janë gratë në politikën kosovare?

Nga Blendi Gashi

Kush është roli i grave specifikisht në politikën kosovare? Mos vallë janë aty për t’u bërë temenara lidërve, apo se vërtet kanë diçka për të dhënë, nga personaliteti i tyre, formimi, inteligjenca, delikatesa femërore, vizioni më i qashtër jetësor, modeli më lartë moral?

Mos janë dhe thjesht për numër, ose si të thuash, thjesht për të demaskilizuar paksa jetën burrnore politike të Kosovës?

Analistët: Gratë politikane nën hijen e “burrave të partive”

Analistët dhe përfaqësues të shoqërisë civile thonë se gratë në subjektet politike më shumë janë veç për numër pasi ‘burrat e partive’ e kanë fjalën kyçe në udhëheqje.

kurti islami

Drejtoresha ekzekutive në Qendrën e Medieve të Grave, Violeta Kurti – Islami thotë se nofkat e atribuara për disa gra deputete, por dhe ato në qeveri si ‘të heshturat’, ‘të nënshtruarat’, të diktuarat’,  fatkeqësisht  janë të sakta por edhe për shumë nga edhe ato mund të janë të sajuara, pasi që  aktivizmi i tyre shpesh diktohet edhe nga përfshirja apo mospërfshirja  mediale .

Ajo shton se partitë politike kanë detyrim ligjor dhe kushtetues q të janë ‘dashamirëse’ ndaj kuotave,  pasi çdo përvojë  zgjedhore, si në nivel qendror por edhe ne lokal duk e u referua ne , numër të vogël të grave në poste ministrore, tregojnë qartë se partitë politike ende nuk i vlerësojnë bashkëpartiaket e tyre , aderueset brenda partive e as  elektoratin e tyre gra dhe mbi të gjitha nuk e respektojnë ligjin.

“Nuk ka përfaqësim të drejtë në mes të grave dhe burrave brenda partive politike përderisa partitë kryesisht  nuk kanë program partiak për drejtësi gjinore dhe barazi. Nuk ka dhe nuk mund të ketë përfaqësim të drejtë në mes të grave dhe burrave pasi që edhe kuvendet zgjedhore brenda partiake janë farsë dhe  jo  demokratike, pasi pozitat e larta brenda partive në Kosovë arrihen me imponime dhe preference të liderit”, ka deklaruar Kurti-Islami për tesheshi.com.

Ajo thotë se përkundër kësaj gratë anëtare  dhe pjesëmarrëse të  instancave partiake si në Kryesi, këshilla drejtuese, apo forume grash brenda partive, nuk priren t’a  denoncojnë publikisht  këtë shkelje, pasi sipas saj disa nga gratë politikane mjaftohen  me suksesin dhe arritjet individuale.

Megjithatë, ajo përmend edhe disa raste kur gratë që janë të inkuadruara në parti politike kanë ngritur zërin e tyre edhe ndaj liderit të partisë, ku veçon deputeten e LDK-së Vjosa Osmani e cila nuk e votoi për kryeminsitër liderin e partisë dhe mban qëndrimet e saj.

Rast tjetër kur gratë ishin kundërshtuese (për një periudhë kohore), të partisë, znj. Kurti-Islami përmend zërin e grave të PDK-së ku disa prej tyre shprehën kundërshtimin e tyre për votimin e  Gjykatës  Speciale, derisa vlerëson edhe ngirtjen e zërit nga gratë e opozitës ndaj vendimeve të qeverisë për Asociacionin dhe Demarkacionin.

Faik-Krasniqi_5

Analisti politik, Faik Krasniqi thotë se në partitë kosovare nuk ka aq demokraci sa të dëgjohet zëri i femrave në subjektet ku aderojnë.

Krasniqi ka thënë për tesheshi.com se femrat në partitë, por edhe në Qeveri, Parlament dhe institucionet tona, janë vetëm për dekor ose më mirë të them për të ‘’plotësuar’’ kuotën gjinore të paraparë me ligj.

“Më së miri e dëshmon numri i femrave në Qeveri,  në kryesitë e partive dhe në postet kyqe të institucioneve të Kosovës. Sa më shumë të ketë femra në poste kyqe aq më pak do kemi krim të organizuar dhe korrupsion”, ka thënë Krasniqi.

Ja ç’thonë gratë politikane:

Edhe se jo rrallë herë diskriminohen, gratë që operojnë në subjektet kosovare, thonë se në partitë ku veprojnë zabtohet ligji për barazi gjinore dhe janë të kënaqura me hapësirat që u ofrohet atyre, por se vazhdojnë të punojnë që të ketë sa më shumë hapësira për gjininë femërore.

njomzaa

Njomza Emini, deputete nga LDK thotë se një nga sfidat e mileniumit është çështja e barazisë gjinore dhe këtë sipas saj e tregon situata reale me të cilën përballen gratë përditë, në çdo fushë, e jo vetëm në strukturat partiake.

Ajo thotë se edhe pse në partinë ku vepron ka hapësirë të mjaftueshme, vazhdon të loboj për më tepër hapsira, për më shumë diversitet dhe gjithëpërfshirje.

“Sidoqoftë, unë jam e idesë që puna zhbën realitetin e ngurtësuar. Në partinë time, ka pasë përherë frymë të mirë bashkëpunimi mes kolegësh, por ne si gra jemi këmbëngulëse që të krijohen më shumë mekanizma filtrues për të shoshitur peshën e gjinisë dhe vlerësuar forcën e dijes dhe të profesionalizmit. Në një kohë kur Kosovës i duhet puna dhe angazhimi jonë, është e patjetërsueshme prania e grave nëpër parti politike, forume e angazhime të tjera. Jo vetëm për hir të kuotave, por për hir të aftësive, profesionalizmit, kapacitetit dhe mundësisë për të ndryshuar diçka, në këtë kaos ku jemi future”, thotë deputetja Emini për tesheshi.com.

Ajo thotë se Kosova është vend në kultivim e sipër të kulturës politike dhe relativisht i ri në arenën ndërkombëtare.

“E kaluara jonë që përbënë një indikatorë të fort në të tashmen s’ka qenë fort premtuese për gratë. Kësisoj dua paraprakisht të them se lufta e gruas këtu, është trefish më e ashpër se sa e burrave. Sepse po flasim për një territor që është gatuar nëpër dekada për të qenë arenë burrash të fortë, dhe me shumë pak oportunitete për gratë”, thotë deputetja Emini.

teuta haxhiu

Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, thotë se partia në të cilin vepron ajo e respekton në plotëni ligjin për barazi gjinore në të gjitha strukturat partiake.

“Femra ka hapësirë të mjaftueshme për të punuar dhe vepruar në interes të qytetarëve. Thjesht ka hapsirë për të qen vetja e saj, duke avancuar  dinjitetin dhe vlerat qytetëruese të saj të kultivuara nëpër vite e kohë”, ka deklaruar Haxhiu për tesheshi.com.

shukrije bytyqi

Shukrije Bytyqi, deputete e NISMA për Kosovën thotë se që nga themelimi i subjekti i tyre, gruaja ka qenë zëri kryesor i kontributit për ndryshim.

Ajo thotë se edhe pas themelimit të partisë NISMA, mbi 40%  e grave kanë qenë të përfshira në listën për deputet, duke u bërë  subjekti i parë në Kosovë që ka krijuar një hapësirë të madhe për përfaqësimin e grave në këtë listë.

“Ne edhe shefin e Grupit Parlamentar e kemi grua dhe besoj që kemi përfaqësuar denjësisht partinë tonë  brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo për tesheshi.com.

myzejene

Edhe Myzejene Selmani, ish-deputete e AKR-së thotë se në partinë ku vepron ligji për barazi gjinore është zbatuar në tërësi dhe këtë e dëshmon fakti se AKR ka pasur zv.presidente të partisë një femër.

“Kur AKR ishte në pushtet kishte zv.kryeministre femër dhe ministre të cilën pozit nuk e kishte as shefi i partisë. Për herë të parë një grua nga AKR është bërë shefe e Grupit Parlamentar në Kuvend të Kosovës”, ka thënë Selmani për tesheshi.com.

Këto janë gratë deputete të partive parlamentare:

Dy partitë në pushtet PDK dhe LDK përfaqësohen në Parlament me nga 10 gra deputete
Partia e parë opozitare ‘Vetëvendose’ përfaqësohet me 5 gra deputete në Kuvend, kurse AAK me tri dhe NISMA me dy

PDK – Blerta Deliu – Kodra, Flora Brovina, Ganimete Musliu, Luljeta Veselaj Gutaj, Mexhide Mjeku-Topalli, Safete Hadergjonaj, Salihe Mustafa, Selvije Halimi, Sala Berisha-Shala, Xhevahire Izmaku

LDK – Vjosa Osmani, Njomza Emini, Alma Lama, Besa Gaxheri, Doruntinë Maloku, Lirije Kajtazi, Melihate Tërmkolli, Synavere Rysha, Teuta Rugova, Teuta Sahatçija

VV – Albulena Haxhiu, Aida Dërguti, Besa Bafitja, Puhie Demaku, Shqipe Pantina

AAK – Donika Kadaj-Bujupi, Teuta Haxhiu, Time Kadrijaj

NISMA – Shukrije Bytyqi, Valdete Bajrami

PD: Labinotë Demi Murtezi

(tesheshi.com)

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Ndryshon Google Chrome, ja si do të jetë ai (foto)

Ndryshon Google Chrome, ja si do të jetë ai (foto)

Trump merr goditjen e parë: humb në votimet në Ajova

Trump merr goditjen e parë: humb në votimet në Ajova

Ministri i jashtëm gjerman viziton Iranin dhe Arabinë Saudite: kërkon uljen e tensionit mes palëve

Ministri i jashtëm gjerman viziton Iranin dhe Arabinë Saudite: kërkon uljen e tensionit mes palëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni