Një grup kërkuesish në Tokio kanë demonstruar se viruset mund të shpërndahen shumë shpejt në iPhone nga Wi-Fi dhe të instalojnë aplikacione të infektuara pa dijeninë e përdoruesit të celularit.
Detajet mbi këtë kërcënim nuk janë bërë akoma publike, sepse Apple nuk ka pasur kohën e nevojshme për të rregulluar problemin.
Si gjithmonë, nga pikëpamja e sigurisë është e këshillueshme që telefoni juaj të ketë versionin më të fundit të sistemit operativ iOS dhe të kontrolloni lejet që u jepni disa aplikacioneve./tesheshi.com/