Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Përse ambasadorët po dynden në zyrën e Kryeprokurores Marku dhe një hetim i vjetër i saj që ngacmoi ndërkombëtarët

by te Sheshi
09/01/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Përse ambasadorët po dynden në zyrën e Kryeprokurores Marku dhe një hetim i vjetër i saj që ngacmoi ndërkombëtarët

Nga Ylli Pata

Megjithëse nuk ka as tre javë që Arta Marku u zgjodh me një situatë guerrileje në Kuvend, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm është kthyer në një referencë të qëndrimit ndërkombëtar për Shqipërinë.

Përveç deklaratave të forta të ambasadës së SHBA-së dhe BE-së, si dhe vizitat e shpejta të Donald Lu-së dhe Romana Vlahutin ditë pas dite, në zyrën e Arta Markut po dynden përfaqësues diplomatikë të të gjithë vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Madje edhe vende si Suedia, e cila nuk ka pasur ndonjë rol aktiv diplomatik në Shqipëri.

Ndërkaq, Federico Cafiero de Raho, kryeprokurori i ri Antimafia i Italisë, ka zgjedhur takimin me Arta Markun si fillimin e detyrës së tij në një post që ka shumë lidhje me Shqipërinë. Federico Cafiero de Raho do të vizitojë javën e ardhshme Tiranën për të sjellë dosje shumë të rëndësishme për krimin e organizuar shqiptar. Dosje të cilat pritet të sjellin të reja të rëndësishme për mafian shqiptare.

Të gjitha këto sinjale duket se janë tregues të qartë për një qëndrim që nuk është rastësor i ndërkombëtarëve dhe nuk është vendosur sot. Thjesht tani ai është aktivizuar në “marshin e katërt”, për të kaluar tek ai i shpejtësisë së lartë: tek pritshmëria që ndërkombëtarët kanë për nisjen e operacionin e kapjes së “Peshqve të Mëdhenj”.

Largimi i Adriatik Llallës duket se ka çliruar pritshmëritë nga SHBA dhe vendet e BE-së, por ajo që po vihet re ditë pas dite është se besimi që ata po investojnë tek Arta Markut është i plotë.

Nga ana e saj, Prokurorja e Përgjithshme, edhe pse është zgjedhur me mandat të përkohshëm, nuk po pret në asnjë minutë që të aktivizojë një ekip të ri hetimesh, jo vetëm në Prokurorinë e Përgjithshme, por në të gjitha strukturat e organit të akuzës. Pas largimit të Rovena Gashit e prokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, zonja Marku sot liroi jo vetëm prokurorin e Elbasanit Dritan Gina, bashkëshortin e Gashit, por dhe të gjithë titullarët e prokurorive në rrethe.

Megjithatë largimi i Rovena Gashit, e cila mbante postin e kreut të marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, është lëvizja më e fortë e kryeprokurores Arta Marku.

Drejtori i Marrëdhëniet me Jashtë është autoriteti përgjegjës për letërporositë që vijnë nga jashtë dhe deri tani në drejtimin e zonjës Gashi, përveç informacioneve për çështjen e dekriminalizimit, ende nuk ka mbërritur nga jashtë ndonjë dosje e rëndësishme, nga ata që mbahen pezull në disa shtete të BE-së por edhe më gjerë. Ardhja e kryerpokurorit Antimafia të Italisë për të takuar personalisht Arta Markun, është sinjal për nisjen e një stine të re, ku ndërkombëtarët do të testojnë partneritetin ndaj organit të akuzës në Shqipëri.

Deri tani të huajt kanë hezituar të sjellin të dhëna tronditëse pasi kanë pasur drojën se provat do të dekonspiroheshin. Dhe kjo nuk është se s’ka ndodhur. Rasti më i fundit ishte ai i vrasjes së një shqiptari në Ekuador, pjesë e përplasjes për blerjen e kokainës nga grupet mafioze shqiptare. Prokuroria shqiptare, në vend që të hetonte në lidhje me aktivitetin e personit të vrarë në Ekuador, kërkoi të dhëna se mos ai ishte bashkëpunëtor i DEA-s amerikane apo të një agjencie tjetër ligjzbatuese.

Ky rast alarmoi ndërkombëtarët, që duket nuk pritën deri në ngritjen e ngadaltë të Këshillit të Prokurorisë, që u vonua shumë si proces, por vunë në zbatim “Planin B”, pra zgjedhjen e një Kryeprokurori të Përkohshëm. Plan që po ecën me ritme shumë të shpejta dhe jo me kalendat proceduriale që imponon implementimi i plotë i organeve të reja që sjell reforma në drejtësi.

Nga pjesa politike që e kundërshtoi reformën në drejtësi, u kërkua në vitin 2016 që zëvendësimi i organeve të bëhet me një procedurë jo të shpejtë por në harkun e dy vjetëve. Duket se amerikanët dhe BE nuk kanë pritur, ndaj Donald Lu-ja, që në tetor, shpalli se janari i 2018-s do të duhej të ishte nisja e gjuetisë së “Peshkaqenëve”. Dhe plani për këtë, sipas gjasave ka qenë gati e tani thjesht po zbatohet.

Nga ana tjetër, edhe preferenca për Arta Markun duket se nuk ka qenë aq rastësore. Përveç profilit institucional, në “antenat” e ndërkombëtarëve ka rënë edhe një hetim që zonja Marku ka drejtuar kur ishte Prokurore në Shkodër. Ajo hetoi çështjen e një pedagogu të Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit Luigj Gurakuqi që merrte rryshfet e doli si investigim në Fiks Fare me kamera të fshehta.

Edhe pse duket si çështje e “vogël”, brendia e kësaj çështjeje është e mjaftueshme për të krijuar një opinion për prokuroren Marku. Pedagogu Fran Qafa, përveç se ishte nga i njëjti qytet me prokuroren, Fushë -Arrëz, përfaqësonte një familje shumë të fuqishme në zonë, madje të vëllanë e kishte kryetar bashkie.

Duke marrë kontekstin e mikroklimës që ekziston në Shqipërinë e lidhjeve lokale, ku së paku njerëzit dalin gati të gjithë kushërinj, asgjë nuk ndikoi në hetimet e nisura. Madje as fakti se i hetuari kishte qenë dikur edhe profesor i prokurores. Një tjetër fakt është se siç edhe zonja Marku tha në seancën dëgjimore se nuk ndikohet nga politika, edhe në rastin e hetuar e tregoi një gjë të tillë. Familjarisht prokurorja Marku është pranë së djathtës, pra PD-së, por edhe pse i hetuari ishte një eksponent i rëndëshëm lokal i Partisë Demokratike, ajo vazhdoi hetimin.

Duhet pasur parasysh se jemi në vitin 2015, kur nami i prokurorisë shqiptare ishte që mbyll dosjet dhe nuk çon në gjykatë një çështje për dënim. Pikërisht ajo dosje duket ka shërbyer si një “lakmus” që ndërkombëtarët të testojnë sjelljen institucionale të kryeprokurores aktuale. Dhe është fakt se pas atij hetimi, asaj nuk ju dhanë më dosje të bujshme për të ekzaminuar, pasi sipas standardit të Llallës ajo ishte “e pakontrollueshme”, zhvillime këto që kanë shërbyer si një rrugë që nga pak është shtruar deri në ngjitjen e Markut në postin më të rëndësishëm në vend. Post i cili mund të ndikojë fuqishëm edhe në rikonfigurimin total të klasës politike shqiptare… /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Debat mbi Izraelin dhe Gazën në Parlamentin Evropian
Politikë

Debat mbi Izraelin dhe Gazën në Parlamentin Evropian

09/07/2025
Next Post
Si ju ndihmon çaji jeshil për të rregulluar dhëmbët e dëmtuar

Si ju ndihmon çaji jeshil për të rregulluar dhëmbët e dëmtuar

Protesta e paralajmëruar e opozitës, 27 janari dita e parë

Protesta e paralajmëruar e opozitës, 27 janari dita e parë

Lëvizja e bujshme në rokadën e prokurorëve: Elbasani i lihet në dorë Ardian Nezhës, Llalla e pat degdisur në Pukë

Lëvizja e bujshme në rokadën e prokurorëve: Elbasani i lihet në dorë Ardian Nezhës, Llalla e pat degdisur në Pukë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni