Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk ka në plan të shkojë në luftë me askënd, por se dëshiron të sigurojë vendet e tjera që të mos bien ndesh me Moskën, raportoi të hënën agjensia e lajmeve TASS.
Putini i bëri ato komente në një intervistë me TASS, të cilën agjensia e lajmeve ruse filloi t’i botojë në pjesë. Komentet e sotme janë pjesa e gjashtë e intervistës.
Komentet e Putinit vijnë në mes të tensioneve në rritje në rajonin sirian të Idlib, ku Rusia mbështet forcat e qeverisë siriane në konflikt me Turqinë, raporton Reuters. /tesheshi.com/