Pas dënimit të Karaxhiçit dhe pafajësisë së Vojisllav Sheshelit nga Gjykata e Hagës, u ngritën tensionet mes serbëve dhe myslimanëve të Bosnjës. Pati polemika dhe akuza të ashpra.
Pas tensionit ka nisur një ndërmjetësim ndërkombëtar për të qetësuar gjakrat. Siç bën të ditur e përditshmja e Beogradit Politika, Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kreu i Myslimanëve të Bosnjës Bekir Izetbegociç do të takohen më 12 prill në qytetin e Mostarit.
Duke cituar burime qeveritare, “Politika” thotë se takimi do të ketë si axhendë “shqetësimin që çështjet e hapura mes dy vendeve të mos shërbejnë si dhomë konflikti”.
Vuçiç bëri të ditur ditë më parë se kërkon të takojë anëtarët serbë dhe kroatë të presidencës së Bosnjë-Hercegovinës.
Gjatë negociatave në Mostar, ku do të zhvillohen bisedimet Vuçiç-Izetbegoviç, kryeministri serb do të takohet edhe me ambasadorin e SHBA në Bosnjë-Hercegovinë, si dhe presidentët e Kroacisë dhe Malit të Zi. /tesheshi.com/