Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

PËRPLASJA/ Nga Lala e Rakipllari te Edi Rama: Psetë e një çakërdisjeje në “Opinion”-in e Fevziut

by te Sheshi
14/02/2020
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
PËRPLASJA/ Nga Lala e Rakipllari te Edi Rama: Psetë e një çakërdisjeje në “Opinion”-in e Fevziut

Në “Opinion”-in e së enjtes mbrëma më të ftuar kryeministrin Rama, e përballë tij dy gazetarë, një opinionist e një kryeredaktor gazete, gjithashtu opinionist, u konsumua një ndër shfaqjet më të shëmtuara të debatit publik, tipike për studion e Fevziut, i cili përkundër faktit që ka audiencën më të madhe, ka gjithashtu dhe cenet më të mëdha profesionale në moderim.

Por ç’ndodhi realisht dhe pse, në atë lloj përballjeje, që çuditërisht ka një asimetri me të ngjashmet me Berishën. Ka një diferencë mes Ramës e Berishës, që pak ose aspak gazetaria gjykuese e merr në konsideratë. Rama vuan xanxën e “lidhjeve me krimin”, por nuk akuzohet për vrasje siç Berisha. Së paku janë tre akuza në drejtim të këtij të fundit përgjatë karrierës si politikan: ajo nga familja e Remzi Hoxhës, ajo e 21 janarit e ajo e Haklajve. E megjithatë, pos dhe të tjerave paudhësirave në pushtet, shtoi dhe delikuencën etike, përfshirë dhe faktin e implikimit me ish-sistemin e Enver Hoxhës, si ish-komunist e jo vetëm, ai ndihet komod, madje dhe i përkëdheluar përballë panelistëve, kudo që shkon.

E kundërta me Ramën, i cili, sido-sido, dhe pse nuk ka mëkatet e tij, por që sigurisht të qënit me përgjegjësi publike si qeveritar e mbajnë në shënjestër për çdo rast e për çdo gjë, ballafaqohet gjithnjë me një ashpërsi të pangjashme gazetareske.

Dhe ajo që s’kupton pala gazetareske, në rastin konkret Klodiana Lala, protagonistja e mbrëmjes, është diferenca në status. Rama është me mandat aty, dikush ka votuar për të, për t’i besuar një përgjegjësi, e ai i është nënshtruar një gare. Ndërsa gazetarja Lala nuk i është nënshtruar asnjë gare, nuk ka konkurruar me askënd, e nuk ka asnjë mandat përfaqësimi nga publiku për te qenë aty. Eshtë thjesht zgjedhje e Fevziut. Mbi të gjitha, ajo nuk ka asnjë përgjegjësi publike. Qasja ndaj kryeministrit pa pyetje por me komente, ishte devijimi më i rëndë profesional. Mjafton të shohësh gazetarët e VOA-s, ku vetëm nga pyetjet e jo nga komentet apo konsideratat personale, i vënë në vështirësi figurat e politikës shqiptare, përfshirë dhe Ramën.

Dhe më e pagëlltitshme prej saj, ishte një lloj deliri, shfaqur me një mungesë të plotë etike, ku zgjidhte të fliste në vetën e parë. Gazetarja Lala ende nuk ka atë prestigj profesional, sepse ende nuk ka produkt të spikatur profesional, të tillë që e ka bërë të njohur, për të përdorur vetën e parë në gazetari. Ajo është ende larg së qëni referencë për publikun.

Ndërsa kolegu i saj Artan Hoxha, është më meritori për të qenë aty; ka një emër në gazetari të ngritur në vite nga produkte konkrete, të cilat kanë bërë lajm dhe kanë diktuar madje dhe zhvillime politike.

Por në debatin e së enjtes dështoi të ishte violinë e parë në përballje me të parin e qeverisë. Gjithsesi, është i vetmi që ka tagrin të ballaqohet me qeveritarë për çështje rendi, e do mjaftonte vetëm e ai e ndonjë tjetër me më shumë brum por dhe etikë gazetareske, për të qenë përballë kryeministrit.

Robert Rakipllari, është ndër çuditë e paneleve në studio. Prania e tij e shpeshtë e jo e vetëm te Fevziu, nuk përligjet as me produktin e karrierës së tij e as me performancën e tij artikuluese. Për të parën, nëse kërkoni në google nuk do gjeni asnjë shkrim me autorësinë e tij. Pra, një analist u kudohasur që nuk ka shkrim! Hyn në gazetari si reporter politik në gjysmën e dytë të viteve ’90, por pa ndonjë talent të dukshëm, e vërtetuar kjo në kohë nga fakti që nuk prodhon dot shkrim, pavarësisht gjinisë, me efekt mbresëlënës në publik. Nëse publiku nuk do e shihte në studio, nuk do kishte asnjë gjasë ta njihte nga rrugë të tjera të produktit gazetaresk.

Ndër shkrimet e fundit të tij ka qenë një reportazh mbi vizitën e ish-presidentit Mejdani në Kalabri, aty nga viti 2000. Më tej ka bërë vetëm punën e kryeredaktorit, siç drejton prej vitesh Panoramën, me pamundësinë për ta prekur a shijuar e talentin e tij gazetaresk në detaje të caktuara, prej të cilave ai gëzon një profil simpatik. Edhe artikulimi i tij në panele ka një mungesë të theksuar shijelënie inteligjence, ku vërtitet apo vetëmbllaçitet me 4-5 fjali e 10-15 fjalë shabllone.

Në gjithë CV-në e tij gazetareske nuk ka asnjë produkt identifikues – investigime, reportazhe, intervista – e nëse do votohej për të qenë ai me mandat gazetaresk për t’u përballur në studio, me Ramën apo çdo emër tjetër, nuk dihet se për ç’dhunti e aftësi do e merrte atë nga publiku.

Nisja e emisionit pati në qendër pikërisht atë, Rakipllarin, i cili i bëri avokati asaj që në gazetari është ABC-ja e etikës së raportimit, e që ai kishte shkelur me dy këmbët – titulli me definicion i “makinës së blinduar” të kryeministrit.

Ervis Iljazaj, shfaqet në studio debati pa asnjë njohje paraprake nga publiku sa i përket produktit gazetaresk. Prania e tij beftë si analist, korrespondon me marrjen e drejtimit të mediave të Henri Çilit, e punësimit në UET-in e këtij të fundit, gjë që e shfaq si të katapultuar prej Çilit, një praktikë e njohur e tij e promovimit të bizneseve e ideve. Megjithatë, Iljazaj shkruan rregullisht, e në artikulim apo formim e kulturë politike, është ku e ku sipëror me Rakipllarin, veç rasteve kur mund të jetë i “diktuar nga lart” të mbajë një qëndrim të caktuar që “fryma liberale” e sheh të nevojshme.

Dhe në fund kryeministri. Ajo që Rama nuk do ta pranojë si realitet, është një skepticizëm  tërësisht i përligjur, nga media apo publiku. Sepse, për faj të tij apo të kohës që po jetojmë, ku kryesor në perceptim e kanë mediat sociale deri dje jo në lojën e gjykimit mbi politikën apo qeverisjen, sot, sado rezultate në letra të ketë Rama, perceptimi është ai i dështimi të tij që pasohet me një zhgënjim të thellë.

Çfarë s’po kupton Rama? Kur dikush blen një makinë, e teston atë nga disa tregues të jashtëm. E vetmja statistikë është ajo e kilometrave, ndërsa më pas, do i mjaftonin ca tregues të jashtëm, si komoditeti, performanca në ecje etj., për ta vlerësuar nëse ja vlen ose jo. Kurrë nuk ndodh që blerësi të hapë motorin apo agregate të tjera për t’u futur në imtësinë e proceseve inxhineriko-kimiko-mekanike. Kështu dhe me qeverisjen. Njerëzit nuk merren me proceset, njerëzit duan rezultatet. Në fushën e rendit, nëse njeriu i thjeshtë sheh horra që qarkullojnë me automjete luksi, më e pakta kjo, kaq i mjafton për të gjykuar qeverisjen. Kjo vlen dhe për sfera të tjera jete, e sidomos për më të ndjeshmen, ekonominë. Rama nuk duhet t’u tregojë njerëzve se si funksionon kollodoku dhe pistonat; ai duhet t’i bindë që makina ku ata do hipin i ka të gjitha parametrat e udhëtimit normal. /tesheshi.com/                       

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!
Politikë

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
Next Post
Kacavjerja e dy emigrantëve mbi një gardh, Spanja nën gjykim nga Strasburgu

Kacavjerja e dy emigrantëve mbi një gardh, Spanja nën gjykim nga Strasburgu

Basha ankohet te “Venecia”: Rama po shkatërron Reformën në Drejtësi

Basha ankohet te "Venecia": Rama po shkatërron Reformën në Drejtësi

“Mendjelehtësi” britanike: rritje e çmendur e kostos së rikonstruksionit të Big Ben-it

"Mendjelehtësi" britanike: rritje e çmendur e kostos së rikonstruksionit të Big Ben-it

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni