Presidenti i Federatës franceze së Futbollit, Noel Le Graet, ka mbledhur Komitetin Ekzekutiv dhe ka konfirmuar se futbollisti Karim Benzema, do jetë për momentin i pezulluar nga përfaqësuesja e Francës.
Por me gjasë, sulmuesi i Real Madrid-it do e humbasë edhe kampionatin europian, “Francë 2016”.
Shkak për këtë vendim është një sherr i tij me shokun e skuadrës, Valbuena, të cilin thuhet se e ka shantazhuar me një video private në qendër të së cilës është bashkëshortja e këtij të fundit.
Sipas trajnerit Didier Deschamps, Benzema nuk do të jetë për momentin pjesë e përfaqsueses franceze, të paktën deri sa të përfundojë gjykimi i tij. /tesheshi.com/