Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Përplasja e Haradinajt me LDK-në për Demarkacionin: a po lëshon pe Ramushi?

by te Sheshi
07/12/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Përplasja e Haradinajt me LDK-në për Demarkacionin: a po lëshon pe Ramushi?

Nga Blendi Gashi

Edhe pse nuk ka një datë kur marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, do të procedohet në Kuvendin e Kosovës, jo çështje ka qenë tema më e nxehtë në seancën e së enjtes ku pikë e rendit të ditës ishte programi qeverisës 2017-2021.

Mjaftoi hapja e kësaj teme që më pas të shpërthente debati, ku LDK-ja e Isa Mustafës kërkoi llogari nga kryeminsitri Ramush Haradinaj pse votoi në qeveri marrëveshjen e Thaçit, kur si opozitar ka qenë kundërshtari më i madh i saj dhe nëse partia e tij do japë votën “pro” edhe në Kuvend.

Haradinaj tha se detyrën si kryeministër e ka kryer dhe e ka procedurar marrëveshjen në Kuvend, çka tash deputetët duhet ta thonë fjalën e tyre, ndërsa pohoi se nuk do të veprojë sikur ish-kryeministri Mustafa.

“Unë e kam pru në Kuvend dhe ma nuk e tërhjeki si Isa Mustafa,  ju takon deputetëve të vendosin”, tha Hardinaj, i cili shtoi se beson se marrëveshja për Demarkacionin ka qenë e gabuar, ndërsa tha se askush nuk mund ta rrëzojë për tema të mëdha.

“Me marr macen e me gju prapë në këmbë bie, por plot janë këtu që nëse rrëzoheni nuk qoheni më në këmbë. Edhe politikisht, edhe me zgjedhje, edhe m’u rrzu edhe m’u çu, për tema t ‘atdheut mane men, këtu më keni gjithë. Për që mendon dikush se ma devijon rrugën për tema të atdheut gaboni”, tha Haradinaj.

Por shefi i grupit parlamentarë të LDK-së, Avdulla Hoti ju kundërpërgjigj Haradinajt duke thënë se qeveria që po udhëheq ai po tregohet se nuk është e vendimeve të mëdha.

“Qeveria ka premtuar se do të plotësojë kushtin për liberalizmin e vizave, që është ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, por kryeministri u fsheh pas raportit të Bulliqit dhe sjelli në Kuvend versionin e mëparshëm”, tha Hoti.

Më pas përplasja u zhvillua në mes Haradinajt dhe deputetit tjetër të LDK-së Kujtim Shala. Ky i fundit i tha kryeministrit se për Demarkacionin do të votojë ashtu siç voton ai dhe deputetët e partisë së tij.

“Është totalisht e paqartë se si do të votojë kryeministri, si do të votojë subjekti i juaj. Unë ju garantojë se do të votojë ashtu siç votoni ju”, theksoi Shala.

Haradinaj reagoi menjëherë ku tha se deputetë e LDK-së në vazhdimësi kanë thënë se do ta votojnë marrëveshjen dhe këtë e lidhi “me qare”. “Jeni në zor të madh. Keni thënë se do ta votoni marrëveshjen vazhdimisht, s’keni as tash qare pa e votu”, u shpreh Haradinaj.

Por Shala iu kundërpërgjigj duke thënë se nuk kanë kurrfarë zori vetëm se do të votojë ashtu siç votoi ai në qeveri. Por Haradinaj e sqaroi votimin e tij në qeveri të marrëveshjes me Malin e Zi, duke thënë se ajo është gjetur aty.

“Jam habitë, e kam nënshkruar edhe këtë. Prapë se prapë do të votoni. Nuk e kam ditë që e kam këtë autoritet tek ju. Unë e kam dëgjua qëndrimet e subjekteve poliitke për këtë temë. Nuk e ka prodhu qeveria. Shiqoni, qeveria e re, mundet veç me thon ja kemi shtu raportin kësaj marrëveshjeje, tani raporti ka mutj me ardh ndaras niher raporti pastaj marrëveshja por për hir me ju ndihmu deputetëve i kemi qu bashke. Atëherë unë kam votu me kalu në parlament këto vendime. Kur vjen votimi edhe ju gjeni naj zgjidhje se pe shoh qe jeni në zor te madh”, tha Haradinaj.

Ja deklarimet e NISMA-s dhe AAK-së për Demarkacionin

Për ratifikimin e Demarkacionit u deklaruan edhe AAK e NISMA që pohuan se qëndrimi i tyre mbetet i njejtë dhe nuk do japin votën “pro”.

Ndërsa Haradinaj nuk i dha një përgjigje Shalës së LDK-së se si do votoj partia e tij, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi tha se qëndrimi i tyre është bërë i ditur me kohë dhe nuk ndryshon. “Pas raportit të fundit janë qartësuar edhe më shumë gjërat dhe ne nuk do ta votojmë”, ka thënë Isufi.

Më pas, shefi i tij i partisë, Haradinaj tha se respekton secilin vendim të deputetëve të AAK-së, duke mos treguar se si do të votonte ai po të ishte deputet. Ndërsa shefi i grupit parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi siguroi se partia e tij nuk ndryshon qëndrim.

“NISMA do të vazhdoj tu qëndroj atyre që i ka premtuar në të kaluarën sepse me atë premtim e kemi marrë votën”, ka thënë ai. Ai ka kërkuar nga deputetët të votojnë për Demarkacionin ashtu siç e kanë pasur premtim zgjedhor, duke i lutur që të mos dalin nga ajo që kanë premtuar. “Shumë thjeshtë mbajeni premtimin të gjithë deputetët ashtu siç i keni marrë votat”, ka thënë ai.

Krejt në fund për Demrkacionin folën edhe dy zv.kryeministrat Enver Hoxhaj nga PDK e Fatmir Limaj nga NISMA. I pari tha se Demarkacioni duhet të përmbyllet sepse është e pakuptimtë të shtyhet në pafundësi kjo temë që sipas tij po e mban vendin e izoluar.

“Ne jemi te vendosur ta përmbyllim këtë marrëveshje. Kjo temë do një mbështetje më të gjerë, s’ka të bëjë vetëm me votat por edhe pasojat politike që do kishte”, tha Hoxhaj. Kurse i dyti tha se u takon deputetëve e jo qeverisë të zgjedhin çështjen e Demarkacionit si dhe të dialogut me Serbinë. /tesheshi.com/

Related Posts

Si Trump po e shndërron Zyrën Ovale në një “fushë minash” për udhëheqësit e huaj
Kryesore

Si Trump po e shndërron Zyrën Ovale në një “fushë minash” për udhëheqësit e huaj

23/05/2025
A po nisi kthjellimi i Perëndimit ndaj Izraelit, pjellës së vet?!
Analizë

A po nisi kthjellimi i Perëndimit ndaj Izraelit, pjellës së vet?!

23/05/2025
Jo thjesht një shkrim që la pas Artan Lame…
Individualitet

Jo thjesht një shkrim që la pas Artan Lame…

22/05/2025
Next Post
Erdogan në Greqi: replika me homologun grek për traktatin e Lozanës

Erdogan në Greqi: replika me homologun grek për traktatin e Lozanës

Trishtimi i Kadri Veselit: po m’akuzojnë me të padrejtë për komandant “Drinin”

Trishtimi i Kadri Veselit: po m’akuzojnë me të padrejtë për komandant “Drinin”

Lajm i mirë për ata që vuajnë nga anemia, provoni këtë përzierje natyrale

Lajm i mirë për ata që vuajnë nga anemia, provoni këtë përzierje natyrale

TË FUNDIT

  • Të fundit
Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

23/05/2025
Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

23/05/2025
Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

23/05/2025
Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

23/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni