Një aksident me pasojë dy të vdekur e katër persona të plagosur ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 10:00 të mëngjesit, në autostradën e Kombit.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rrëshenit. “Dy makina të cilat vinin përballë njëra-tjetrës, njëra me targë të Kosovës e tjetra të Shqipërisë janë përplasur mes tyre”, – ka thënë për tesheshi.com një dëshmitar okular.
Ai shton se policia dhe ambulanca kanë ardhur me shpejtësi në vendin e ngjarjes, ndërsa personat e plagosur, disa në gjendje të rëndë shëndetësore e dy të tjerë të plagosur më lehtë, janë transportuar për në spitalin e Lezhës./tesheshi.com/