Një aksident i ndodhur rreth orës 0.2 të natës në Milot, në një prej segmenteve të Rrugës së Kombit, nuk i ka qenë zakontë.
Një prej automjeteve ka qenë i ngrkuar me drogë dhe si pasojë e përplasjes lënda narkotike është derdhur në asfalt. Por drejtuesi ka arritur të largohet menjëherë në errësirë për të mos rënë në duart e policisë.
Bëhet fjalë për një automjet tip Audi. Detaje të tjera rreth pasojave dhe identitetit të drejtuesve nuk jepen. Arsyeja e përplasjes ka qenë rrëshqitja nga bora në rrugë. /tesheshi.com/