Përmbytjet e ditëve më parë në jug të Shqipërisë, provokuan dhe një vale të madhe solidariteti, që tejkaloi kufijtë. Pas ndihmave të shumta nga Kosova, ka qenë Lugina e Preshevës ajo që është angazhuar për t`iu gjendur pranë banorëve fatkeq. Partitë politike të atjeshme, aktivistë të ndryshëm e përfaqsues të e Shoqërisë Civile, kanë grumbulluar ndihma të shumta për zonat në nevojë. Aktivisti Altin Boriçi tha se pavarësisht faktit se vetë zona e Preshevës ka nevojë për ndihmë, kjo nuk qe pengesë që të mblidheshim e të organizonim mbledhjen e ndihma për banorët e përmbytur në jug të Shqipërisë. /tesheshi.com/