Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Përmbysja e fshehtë: efekti i panjohur që ka sjellë reforma në drejtësi përgjatë një viti

by te Sheshi
10/01/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Përmbysja e fshehtë: efekti i panjohur që ka sjellë reforma në drejtësi përgjatë një viti

Nga Ylli Pata

Megjithëse nuk janë konstituuar ende katër institucionet thelbësore të drejtësisë së re, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit(KLGJ), Këshilli i Lartë i Prokurorisë(KLP), Prokuroria Speciale(SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), realisht ky revolucion në drejtësinë shqiptare ka nisur prej një viti e po jep shenja të forta, në politikë e sallonet e drejtësisë.

Bëhet fjalë për pjesën më të rëndësishme të reformës e cila më shumë se emra, është ligj që vendos parime të reja në sistem.

Konkretisht është rrëzuar një nga “kullat” më të forta të sistemit të vjetër, Prokurori i Përgjithshëm dhe prokuroria e centralizuar, e cila e kishte kthyer organin e akuzës në një “përbindësh” institucional që ishte realisht mbreti i gjyqësorit.

Me hyrjen në fuqi të reformës në drejtësi, Prokurorisë i janë hequr disa nga pushtetet e saja të pakufizuara, që u krijuan më shumë nga hapësira ligjore sesa ajo që shkruhej në ligj.

Konkretisht, Prokuroria nuk mundet më të hapë dhe të mbyllë dosje pa shkuar në gjykatë, nuk mundet të përgjojë pa shkuar në gjykatë, nuk mundet të bllokojë pasaportën pa shkuar në gjykatë.

Ndërkaq, brenda institucionit të Prokurorisë, Kryeprokurori është më shumë një menaxher sesa një “mbret” që bën diellin dhe shiun siç ka ndodhur në 27 vite.

Asnjë dosje s’mund të hapë Prokurori i Përgjithshëm; janë prokurorët e rretheve dhe të krimeve të Rënda që mund të nisin një ndjekje penale, por këtë kompetencë e kanë të limituar.

Ndërkohë, edhe emërimet në sistem nuk i bën si deri tani Prokurori i Përgjithshëm; ai thjesht mund të komandojë përkohësisht; ato i bën Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Si thelb i reformës që ka nisur zbatimin është ajo që “mbreti” i sistemit të drejtësisë është gjykata, e cila nuk është plotësisht sovrane, pasi çështja mund të apelohet në të gjitha shkallët.

Po çka ndodhur deri më sot?

Kryeprokurori ka qenë “vetë zot, vetë shkop”. Urdhëronte një përgjim, hapte një dosje, mund të shantazhonte dhe më pas i mbyllte ato kur e shikonte të arsyeshme.

Për një çështje që çohej në gjykatë, kjo e fundit mund ta trajtonte thjesht akuzën e prokurorisë dhe jo ta hetonte në thelb. Pra gjykata kishte vetëm dy rrugë: ose ta miratonte kërkesën e prokurorisë, ose ta rrëzonte atë.

Kryeprokurori, më shumë se një institucion ishte një superpost që nuk kontrollohej nga askush, por që natyrisht mund të bënte marrëveshje me pushtetet e tjera, si me Presidentin e Republikës që ishte kryetar i KLD-së por edhe me Kryeministrin që ka paratë e puxhetit.

Më shumë se pushtet i pavarur, siç u dizenjua nga ligjvënësit, Prokurori i Përgjithshëm ishte një institucion shantazhues  dhe i shantazhueshëm.

Marrim një shembull: 21 janarin. Kryeprokurorja e asaj kohe, Ina Rama, kërKoi të merrte në pyetje zinxhirin komandues të Gardës të Republikës dhe vetë gardistët.

Berisha nuk i lejoi krerët e Gardës të shKonin në Prokurori, ndërkohë që gardistët i mbajti në katin e parë të Kryeministrisë për më shumë se një muaj. Prokurorja e Përgjithshme u sulmua egërsisht nga Kryeministri.

Si përfundim, hetimet për çështjen u limituan vetëm në një akuzë për Agim Llupon, gardistin që qëlloi me armë dhe Ndrea Prendin komandantin e Gardës.

Në gjykatë shkoi vetëm një akuzë të bazuar mbi balistikën e FBI-së, pa marrë të gjithë çështjen në analizë dhe në bazë të saj të kërkonte përgjegjësitë penale konkrete.

Me legjislacionin e sotëm, Kryeprokurorja, edhe nëse kryeministri do të ndalonte krerët e Gardës të merreshin në pyetje, do të çonte çështjen në gjykatë dhe kjo e fundit duhet të merrte një vendim për këtë dosje.

Atëherë nuk do të kishte nga shkonte askush. Pasi si Prokuroria si palë akuzuese, ashtu edhe qeveria si palë e akuzuar do të përballeshin në gjykatë, ku natyrisht debati do të bëhej ligjor në bazë argumentesh dhe nenesh të Kodit Penal. Dhe vendimi që do të dilte padyshim që do të ishte më i plotë, siç ndodhë në gjykatat e çdo vendi të botës.

Në 27 vjet, Prokuroria ka qenë përgjegjësja që ka hapur dhe ka mbyllur dosjet e politikanëve dhe zyrtarëve të ndryshëm, duke ndikuar politikisht.

Kryeprokurori hapte dosje mbi një ministër, kryetar bashkie apo kandidat për kryetar bashkie, duke ndikuar politikisht zhvillimin e mëtejshëm. Që do të thotë se Prokuroria ka qenë pjesë e lojës së madhe të elitës.

Tani me reformën në drejtësi, Prokuroria nuk mund ta bëjë këtë. Çdo dosje, edhe paraprakisht duhet ta çojë në gjykatë.

Ja ky është ndryshimi i madh që ka sjellë reforma dhe që  përbën revolucionin e heshtur duke përmbysur një sistem,  por që nuk e vë re kush. Pasi nuk është i zhurmshëm, por i vlefshëm. /tesheshi.com/ 

Related Posts

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?
Kryesore

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025
Të pathënat e Al Pacino-s
Kryesore

Të pathënat e Al Pacino-s

10/07/2025
Strategjia e “kohëve të këqija” në BE
Europa

Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

10/07/2025
Next Post
Vjen në jetë Rexhep Tajip Erdogani kamerunas

Vjen në jetë Rexhep Tajip Erdogani kamerunas

Kriza e mjekëve, Rama: 2 milion e gjysëm pagë, “atje ku ka nevojë atdheu”

Kriza e mjekëve, Rama: 2 milion e gjysëm pagë, "atje ku ka nevojë atdheu”

Tek Liverpool e kanë gjetur zëvendësin e Coutinho, është “Papu” Gomez i Atalantës

Tek Liverpool e kanë gjetur zëvendësin e Coutinho, është “Papu” Gomez i Atalantës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni