Ndodh nganjëherë që edhe në basketboll të shfaqen skena si në futboll, me përplasje fizike prej nervit në lojë.
Kjo ndodhi së fundi në NBA, ligën e basketobollit amerikan, më i ndjekuri në botë për garën e fortë dhe spektaklin që ofron.
Një ndeshje në Hjuston ndërmjet Rockets vendas dhe Miami Heat përfundoi me gjithsej gjashtë pezullime.
Në minutën e fundit të lojës, të cilën Miami e fitoi 104:100, lojtari vendas Amen Thompson dhe ylli i miqve Tyler Herro u përplasën me njëri-tjetrin, incident që u zgjerua dhe me lojtarë e stafe përkatëse.
Menjëherë vrapuan lojtarët e të dyja skuadrave, si dhe disa pjesëtarë të skuadrës stërvitore dhe papritur të gjithë u grumbulluan, përveç Herros, i cili u ngrit në këmbë dhe me një vështrim të hutuar kërkoi sulmuesin e tij për t’ia kundërvënë.
Ishte siguria që ndau me shpejtësi palët ndërluftuese dhe loja mori fund, por vetëm pasi gjyqtarët dhanë gjashtë pezullime.
Amen Thompson and Tyler Herro fight 👀 pic.twitter.com/VGp1KBXzJH
— NBACentral (@TheDunkCentral) December 30, 2024
Më herët, një incident i ngjashëm ndodhi në përballjen mes Phoenix Suns dhe Dallas Mavericks, ku boshnjaku Jusuf Nurkiq u përplas me Naji Marshall.
Lojtarët dhe trajnerët ndërhynë dhe i ndanë dhe epilogu i gjithçkaje ishte përjashtimi i tyre nga loja. /tesheshi.com/
https://x.com/i/status/1872848468978606284