Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Përkuljet e Thaçit në memorialet serbe, aktrimi politik që po nervozon kosovarët

by te Sheshi
19/12/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Përkuljet e Thaçit në memorialet serbe, aktrimi politik që po nervozon kosovarët

Nga Bashkim Kastrati

Me ardhjen në postin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që në ditët e para ka ndërruar diskursin e tij në lidhje me partitë politike. Edhe pse ai njihej për deklarata provokative ndaj partive tjera, e sidomos opozitare, tashmë në rolin e tij të ri ai ka ndryshuar publikisht qasjen.

Por si duket kjo nuk ka mjaftuar në përpjekjen e tij për t’u bërë i pranueshëm për të gjithë në Kosovë. Ai ka filluar që me veprime konkrete të tërheqë vëmendjen e serbëve. Pas pak kohë që Thaçi mori mandatin, bëri vizitën e parë tek një memorial i serbëve të vrarë gjatë luftës në fshatin Grackë të Lipjanit.

Në atë vend shkruante se ata janë vrarë nga terroristët shqiptar, pa pasur ndonjë vendim zyrtar në lidhje me këtë rast. Por as kjo nuk e pengoi Thaçin që të përkulet dhe të nderojë ata të vrarë.

Kjo vizitë e tij, shkaktoi reagime të shumta dhe kritikat u bënë për shkak të përshkrimit që kishte ai memorial, pra etiketimit të shqiptarëve si vrasës dhe terrorist për rastin në fjalë. Një veprim i tillë u komentua edhe si pranim i fajësisë.

Por presidenti Thaçi nuk u ndal me kaq; ai vizitoi edhe memoriale të tjera të serbëve. Ndërkohë, një vizitë të ngjashme, Thaçi e bëri edhe në muajin gusht në Gorazhdec të Komunës së Pejës për t’i nderuar të rinjtë serbë të vrarë në vitin 2003. Së fundi, presidenti vizitoi edhe përkujtimoren e serbëve në Hoçë të Madhe të Rahovecit.

Nga analistët, këto homazhet konsiderohen humane, sikur ato të mos ishin me tendencë për përmirësimin e imazhit të vetë Thaçit jashtë vendit. Ata i lidhin këto vizita edhe me krijimin e Gjykatës Speciale në mënyrë që ai të mos ndiqet nga kjo gjykatë. Edhe familjarët e të zhdukurve i kanë kritikuar këto aktivitete të presidentit, duke i quajtur lojë politike.

Në anën tjetër, që këto veprime të Thaçit nuk janë të sinqerta e ka thënë edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriç kur ka folur për “Pink TV”.

“Në të vërtetë unë nuk shoh sinqeritet në këtë veprim, përndryshe gjithmonë do të jem i gatshëm ta përshëndes çdo hap të vërtetë drejt pajtimit, i cili na është shumë i nevojshëm”, ka deklaruar Gjuriç.

E ndërkohë, deri më tani asnjë zyrtar serb nuk ka bërë një gjest të ngjashëm, apo qoftë të ketë kërkuar falje për krimet e bëra gjatë kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviçit në Kosovë.

Familjarët e të zhdukurve: Të ndalen vizitat deri sa të zbardhet fati i të zhdukurve shqiptarë

Vizitat të cilat së fundmi presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka shpeshtuar para memorialëve të serbëve të vrarë gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë, nga familjarët e të zhdukurve shqiptarë po cilësohen si lojë me ndjenjat e tyre.

Ata i bëjnë thirrje presidentit të heqë dorë nga këto veprime, derisa nuk zbardhet fati i mbi 1600 shqiptarëve të Kosovës.

Në lidhje me këto vizita ka reaguar edhe Shoqata e të Zhdukurve, “Përkorë” nga Podujeva, duke thënë se me vizitat dhe përkuljet e Presidentit të vendit para lapidarëve të vrarëve serbë nuk zgjidhet çështja e të zhdukurve.

“Tërë ky turne i homazheve presidenciale nëpër pllaka e lapidarë të serbë të vrarë, madje edhe në rrethana të pasqaruara siç është ai i rastit ‘Panda’ në Pejë, me të drejtë ka zgjuar edhe reagime të qytetarëve e veçmas të familjeve të personave të zhdukur gjatë luftës. Krahas vizitave e përkuljes pranë lapidarëve të serbëve të vrarë, presidenti shfrytëzon rastin edhe të përmend pajtimin në mes serbëve dhe shqiptarëve. Dhe këtë pajtim synon ta fillojë mbi kurrizin dhe fatkeqësinë e kategorisë së qytetarët që pësuan më së shumti në luftë, e këto janë  familjet e të zhdukurve”, thuhet në reagim.

“Presidenti Thaçi po pranon fajësinë për vrasjen e serbëve”

Ata thonë se nuk e kanë për qëllim që të nënçmojnë edhe vuajtjet e dhimbjen e familjeve të serbëve të zhdukur, por opinionit duhet t’i bëhet me dije se janë pikërisht serbët dhe aparati i tyre shtetëror i Serbisë i instaluar në veriun e shtetit, president i të cilit është Thaçi, që edhe 17 vjet pas përfundimit të luftës nuk po lejojnë  hapjen e varrezave të dyshuara  në Mitrovicë. Zvarritet me vite hapja e varrezave masive nëpër Serbi. Pra janë serbët ata që pengojnë zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

“Presidenti duhet ta dijë se me vizita dhe përkulje para lapidarëve të serbëve të  vrarë, Serbia kurrë nuk do të lejoje zbardhjen e fatit të  personave të zhdukur. Me këtë veprim, duke u përkulur para pllakave ku UÇK-ja cilësohet si organizata terroriste, Presidenti sikur po pranon mbi supe fajësinë për viktimat serbe. Kjo është Skandaloze”, thuhet tutje në reagimin e kësaj shoqate.

Ata konsiderojnë se këto veprime të krerëve të institucioneve të Kosovës, tregojnë se po harrohet gjenocidi mbi popullatën e tyre. Vrasjet, kidnapimet, dhunimet, të  zhdukurit (ende nuk është zbardhur fati 99 fëmijëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës).

Ata thonë se Serbia dhe zyrtarët e saj shtetëror, asnjëherë nuk i përmendën krimet e kryera nga aparati i tyre shtetëror. Asnjë zyrtar serb nuk u përkulë para varreve të shqiptarëve të vrarë. As nuk pranuan përgjegjësinë.

“Prandaj, para se të vazhdoni karvanin përkujtimor dhe të përkuljeve tek lapidarët me mbishkrimet ku cilësohet UÇK-ja terroriste, bëjeni një pauzë. Dhe meqë ju nuk mund të bëni asgjë përveç homazheve, të paktën insistoni në presionin ndërkombëtar ndaj Serbisë për zbardhen e fatit të personave të zhdukur. Bëjeni këtë udhëheqës të këtij vendi, para se familjarët e të pagjeturve një ditë të vijnë dhe të hedhin lule e të bëjnë homazh para institucioneve që ju drejtoni”, thuhet në përfundimin e reagimit të shoqatës “Përkorë”. /tesheshi.com/

Related Posts

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?
Kryesore

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Next Post
Grabitjet e orëve të fundit, PD: Krimi po fiton terren

Grabitjet e orëve të fundit, PD: Krimi po fiton terren

Nikoliç rihap dosjen “Zoran Xhingjiç” dhe shfajëson Klanin e Zemunit: U dënuan politikisht!

Nikoliç rihap dosjen “Zoran Xhingjiç” dhe shfajëson Klanin e Zemunit: U dënuan politikisht!

Ke dërguar një mesazh që s’duhej në WhatsApp? Tashmë mund t’i fshini

Ke dërguar një mesazh që s’duhej në WhatsApp? Tashmë mund t’i fshini

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni