Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“I përkëdheluri politik” i ish-liderit: momentet më pikante mes Berishës dhe Bashës (Foto)

by te Sheshi
13/08/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
“I përkëdheluri politik” i ish-liderit: momentet më pikante mes Berishës dhe Bashës (Foto)

Nga Gjergji Koja

Lulzim Basha iu bashkua Partisë Demokratike në janar të 2005, duke qenë një nga anëtarët e Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP), një strukturë e ngritur në atë kohë nga Sali Berisha, për të dhënë mesazhin e hapjes së kësaj partie në prag të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën në 3 korrik në të njëjtin vit.

Basha në atë kohë spikati për elokuencën e tij, e cila e dallonte qartazi nga disa prej figurave që ishin në drejtimin e PD-së, por shumëpak besonin se ai do të ishte “i përkedheluri politik” i liderit historik të demokratëve. Fillimisht, kreu aktual i PD-së morri drejtimin e KOP-it duke qenë koordinator mes kësaj strukture dhe forumeve partiake, ndërsa në listat për deputetë kandidoi në Tiranë, në një zonë disi të vështirë, ku përballë kishte Arben Ahmetajn nga Partia Socialiste.

Basha arriti të merret mandatin e deputetit, çka duket ia bëri më të lehtë karrierën në PD, megjithë mbështetjen apo simpatinë politike që kishte nga Berisha, në atë periudhë.

Nga 2005 deri në 2011, kohë kur garoi përballë Edi Ramës për bashkinë e Tiranës, Basha drejtoi 3 nga ministritë më të rëndësishme në vend, atë të Transporteve, të Brendshme dhe ministrinë e Jashtme. Në zgjedhjet vendore, me një rezultat të kontestuar, Basha arriti t´i kthente bashkinë më të madhe në vend demokratëve, të cilët mbanin mend si kryebashkiakun e tyre të fundit Albert Brojkën (1996-2000).

Fitorja përballë Edi Ramës, ia rriti edhe më shumë kuotat politike brenda PD-së, ndërsa në 2013-ën pas humbjes së zgjedhjeve nga kjo parti dhe dorëheqjes së Sali Berishës, ai garoi për postin e kryetarit përballë ish-deputetit të ndjerë, Sokol Olldashi.

Edhe në këtë garë, Basha pati mbështetjen absolute të Berishës, i cili nuk nguroi për asnjë moment të shprehte simpatinë qoftë edhe publikisht për pasardhësin e tij në krye të PD. Me një proçes të kontestuar, Lulzim Basha u shpall fitues me mbi 80 % të votave.

Në drejtimin 4-vjeçar të PD-së në opozitë, Basha u vu në jo pak raste në shënjestrën e kundërshtarëve të tij brenda partisë, emra me peshë politike dhe figura të rëndësishme të kësaj partie në të paktën 15 apo 20 vitet e fundit.

Në 2015 ai humbi zgjedhjet vendore, me një rezultat që në atë kohë konsiderohej më i dobëti për PD, por që dy vite më pas humbja do të thellohej edhe më shumë.

Basha e drejtoi partinë duke shmangur mbledhjen e forumeve, ku këshilli kombëtar ishte thirrur vetëm njëherë, aq sa emrat e anëtarëve të tij, po harroheshin, ose më saktë nuk dihej më se cili ishte pjesë e strukturës më të lartë mes dy Kuvendeve Kombëtare.

Kreu i PD-së, duket e kishte kuptuar se mbledhja e forumeve të partisë mund të krijonte përplasje të forta me atë që njihej si grupimi i Jozefina Topallit apo Ridvan Bodes, të dy drejtues të lartë të kësaj partie nga 1997 deri në 2013-ën

Basha nuk kishte mbështetjen e Jozefina Topallit dhe rrethit të saj, nuk kishte simpatinë e Ridvan Bodes dhe mbështetësve të tij. Gjithashtu kundër tij hera herës shfaqeshin Majlinda Bregu, që nisi karrierën në PD në të njëjtën kohë me Bashën dhe nga e njëjta strukturë, KOP-i, apo Eduart Selami, i cili e rivalizoi edhe në garën për kreun e PD-së në 22 korrik 2017.

Por dukej se llogaritë të gjithë kundërshtarët apo kritikët e Bashës brenda PD-së i kishin bërë pa përfshirë liderin historik, Sali Berisha, i cili pavarësisht tërheqjes zyrtare nga drejtimi i kësaj partie vijon të ketë një mbështetje absolute, madje duke u sjellë në jo pak raste si vendimmarrës në momentet delikate.

Mbështetje në heshtje që Berisha i dha Bashës edhe pas humbjes katastrofike në zgjedhjet e 25 qershorit ishte në vijim të gjithë suportit politik që kreu i PD-së ka marrë prej liderit historik nga dita e parë që shkeli zyrtarisht në selinë e kësaj partie.

Pas deklaratës së bërë nga Berisha ditën e zgjedhjeve të brendshme në këtë parti më 22 Korrik, e cila legjitimoi proçesin që u atakua deri në atë moment në çdo formë nga kundërshtarët e Bashës, duket se uli në maksimum ose sfumoi lëvizjen anti-Basha, e nisur me shumë vrull rreth dy javë para 25 qershorit.

Galeria e mëposhtme e fotove, që janë edhe momentet që qarkullojnë me shepesh në rrjete, tregojnë qartazi se në karrierën politike 12 vjeçare të Lulzim Bashës, ai ka qenë në çdo moment në krah të Berishës, ose më saktë lideri historik i demokratëve ka zgjedhur t`a ketë në krah, duke e promovuar dhe njëkohësisht ndoshta duke dhënë sinajlin se ai do të ishte kryetari i partisë më të madhe të opozitës. /tesheshi.com/

Tags: bashaberishapdpolitike

Related Posts

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Putin, vendimin për të “larë duart” me Serbinë, pas vizitës së Erdogan

Putin, vendimin për të “larë duart” me Serbinë, pas vizitës së Erdogan

Mësoni këtë hile për volum më të lartë në Iphonen tuaj

Mësoni këtë hile për volum më të lartë në Iphonen tuaj

16 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit: si është dënuar të mos zbatohet

16 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit: si është dënuar të mos zbatohet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni