Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Përjashtimi nga PD-ja i Zogajt, Demetit dhe Shahin Kadaresë: si i mbronte Dokle në një debat fantastik me Arbnorin

by te Sheshi
04/01/2017
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
Përjashtimi nga PD-ja i Zogajt, Demetit dhe Shahin Kadaresë: si i mbronte Dokle në një debat fantastik me Arbnorin

Duket e pazakontë por ka ndodhur 24 vite më parë kur deputeti socialist Namik Dokle zhvilloi një betejë shumë të fortë në Kuvendin e Shqipërisë, në mbrojtje të disa demokratëve “të persekutuar” nga Sali Berisha. Ishte vitit 1992, dhe në Kuvendi po merrej vendimi për përjashtimin e Preç Zogajt, Arben Demetit dhe Shahin Kadarese nga lista e deputetëve të PD-së. Në atë debat u përfshinë shumë emra të politikës së kohës, disa prej të cilëve janë edhe sot në Kuvendin e  Shqipërisë. Tre deputetë të PD-së së asaj kohe ishin emëruar në detyra të tjera dhe për këtë arsye ata duhet të zëvëndësoheshin nga emrat pasardhës në listën proporcionale të PD-së. Bashkim Gazidede ishte emëruar kryetar i SHIK; Besnik Mustafaj, ambasador në Francë; dhe Skënder Shkupi, ambasador në Turqi. Pas tyre në listën e PD-së vinin Preç Zogaj, Arben Demeti dhe Shahin Kadare. Por ata sapo ishin përjashtuar bashkë me të tjerë pjestarë të grupit të mocionistëve dhe në këto kushte grupi parlamentar i PD-së i spostoi nga lista për t’i zëvëndësuar ata me emra të tjerë. Kishin kaluar pak ditë nga konferenca e jashtëzakonshme e PD-së, ku u përjashtuan shumica e themeluesve, mes tyre dhe i Gramoz Pashko.

Në atë seancë zhvillua një debat i gjatë ku deputetët e PD-së ishin lëshuar në sulm kundër kolegëve të tyre me të cilët kishin themeluar partinë.  Ndërsa në krahun tjetër, deputetë të PS-së, veçanërisht Namik Dokle, u angazhua fort në mbrojtje të tre deputetëve kundërshtarë, për të përjashtimin e  të cilëve, sipas Dokles po shkelej ligji.

Në sherrin mes palëve përfshihen shumë deputetë, por debati as që i ngjan banalitetit që ndodh sot në Kuvendin e Shqipërisë. Ka reagime të forta e vendime të ashpra, ndoshta edhe antidemokratike, por etika mes deputetëve në atë kohë dukej të ishte shumë e rëndësishme. Shihni se si debatonte Namik Dokle me Pjetër Arbnorin në atë seancë.

27 gusht 1992, seancë parlamentare

 Namik Dokle – Të më falë zoti Azem Hajdari, që për të dytën herë po i marrim radhën. Unë nuk do të merrja fjalën sikur fjalët që u përsëritën para pak kohësh nga shumë deputetë të mos përfundonin në një konkluzion nga kryetari i Partisë Demokratike, zoti Eduard Selami, lidhur me faktin që deputetë të Partisë Socialiste po mbrojnë tre deputetë potencialë të një liste të Partisë Demokratike dhe për këtë shprehet çudi.  E para, deputetët që flasin kështu janë të pasaktë, sepse këtu nuk diskutoi vetëm grupi i Partisë Socialistë, por e morën fjalën edhe grupi i Partisë Socialdemokrate, deputeti i Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, edhe deputetë që unë nuk di si t’i quaj, të pavarur, të Partisë Demokratike, të përjashtuar nga Partia Demokratike etj, etj. (I përgjigjet dikujt që flet nga salla). Po mund të jenë socialistë, atëherë…kështu si e kemi nisur ju të Partisë Demokratike do të bëjmë një Kuvend monist, sepse të tërë do të ktheheni në Partinë Socialiste, me sa duket

(Në sallë ka të qeshura)

Prandaj unë mendoj që s’ka pse të shqetësohen zotërinjtë deputetë për këtë fakt. Ajo çfarë mbron grupi i Partisë Socialiste është vetëm ligji, mbron shtetin juridik

(Në sallë ka reagime)

Natyrisht, të infektuar nga mbledhja e konferencës së jashtëzakonshme, mund të bëjnë zhurmë, edhe mund të duartrokasin, por unë po lexoj ligjin në të cilin thuhet kështu: “Kur një deputet merr përsipër një detyrë tjetër që nuk pajtohet me mandatin e tij, ai zëvendësohet nga kandidati i radhës në listën përkatëse në shkallë vendi”. Nga kandidati i radhës” (e përsërit) se çfarë është radha, në qoftë se deputetët nuk e dinë, mund të shkojnë në radhën e bukës dhe dihet si respektohet radha e bukës (Ka të qeshura e reagime).Prandaj, unë mendoj që më e udhës është për Partinë Demokratike, meqë ka shumicën, ka diktatin e votës, menjëherë të bëjë një amendament tani këtu, ta ndërrojë ligjin dhe për bukuri mund ta fillojë nga fundi i listës.

Pjetër Arbnori – Zoti Namik Dokle, unë do të ndërhyja vetëm për një diçka, në rast se më lejoni.

Namik Dokle – Patjetër, ju lejoj juve, zoti Kryetar.

Pjetër Arbnori – Mbaruat?

Namik Dokle – Po, ndërhyni ju, se mbase më hapet oreksi mua.

Pjetër Arbnori – Jo, jo, kujtova se mbaruat. Në radhën e bukës qëllon që dikush merr bukë kontrabandë, dhe bukë të bardha, ndërsa 3 vetë, dalin për të bërë shëtitje atëherë ata nënkuptohet që e humbin radhën dhe vazhdon radha tjetër (Ka të qeshura në sallë).

Namik Dokle – Në qoftë se ka kontrabandë në këtë rast, unë jam plotësisht dakord me ju, zoti Kryetar.

Pjetër Arbnori – Zakonisht, shitësit dihen se të cilës anë janë.

Azem Hajdari – Në radhë të parë, desha të them për punën e radhës. Është pak situatë e ndërlikuar dhe mund t’i lë radhën kujtdo, aq më tepër për njerëzit që mendojnë se kanë fituar diçka. Faktikisht është ndryshe puna dhe të flasësh pas dikujt që gabon, ma merr mendja që bën dhe më mirë.  Problemi është këtu: në rast se ky Kuvend merr përsipër që, në emër të demokracisë, që në emër të një situate të trazuar, e cila ka të bëjë dhe është e manipuluar nga individë, të cilët nuk e duan aspak legjitimitetin dhe drejtësinë e shtetit juridik në një demokraci të vërtetë që po ndërton Shqipëria dhe merr hapa të cilat do të dëmtojnë përmirësimin e kushteve materiale të këtij populli dhe kredibilitetin e vendit tonë brenda dhe jashtë, do të cenojë marrëdhëniet e reja si të politikës bilaterale, ashtu dhe të politikës tjetër globale që po ndërton shteti i parë demokratik dhe Qeveria Demokratike, hapa të nxituar, duke pasur parasysh aktivizimin e disa deputetëve komuniste si në grupin e Partisë Demokratike, ashtu dhe në grupin tjetër; se dhe grupi i Partisë Demokratike nuk është pa komunistë…

Arben Imami – Zoti Kryetar, ne nuk votojmë në atë kuptim që thoni ju për vendimin që ka marrë Komisioni i Mandateve, sepse Komisioni i Mandateve ka marrë një vendim mbi bazën e interpretimit, për më tepër, të një interpretimi të ri, sipas mendimit tim, të një interpretimi të padrejtë të ligjit. Kështu që ne, faktikisht, duke votuar për vendimin, ne votojmë për interpretimin e ligjit. Mirëpo, në ligjin tonë kushtetues, në dispozitat kryesore, në shtesat që janë bërë para pak kohësh në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese është pikërisht kjo: të interpretojë ligjin, të mos marrim përsipër gjëra që nuk na takojnë dhe të mos kryejmë një veprim që nesër mund të kthehet mbrapsht nga Gjykata Kushtetuese dhe nuk do të ishte pozitiv për të gjithë ne. /tesheshi.com/

Related Posts

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
Nikoliç sfidon Prishtinën: të xhumanë në Kosovë për Krishtlindjet serbe

Nikoliç sfidon Prishtinën: të xhumanë në Kosovë për Krishtlindjet serbe

Veçantia e vilës përrallore në Angli që u shit për 1 paund

Veçantia e vilës përrallore në Angli që u shit për 1 paund

Konfirmim zyrtar: Lavdrim Muhaxheri nuk ka shkelur në Kosovë

Konfirmim zyrtar: Lavdrim Muhaxheri nuk ka shkelur në Kosovë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni