Vendimi i Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA) për të ndaluar atletët rusë të marrin pjesë në Olimpiadë dhe Kampionate Botërore për katër vjet, është një manifestim i histerisë kronike anti-ruse, tha të hënën kryeministri rus Dmitry Medvedev.
“Fakti që vendime të tilla përsëriten dhe shpesh aplikohen për atletët që tashmë janë ndëshkuar në një mënyrë ose në një tjetër, e bën njeriun të mendojë se kjo është një vazhdim i histerisë anti-ruse që tashmë është bërë kronike”, theksoi ai.
Kryeministri rus tha se organizatat përkatëse në vendin e tij duhet të apelojnë kundër vendimit.
“Unë mendoj se organizatat përgjegjëse për këtë duhet të konsiderojnë sfidimin e këtij vendimi”, tha ai në një takim me zv/kryeministrat.
Megjithatë, Medvedev pranoi se sporti rus përballet me disa probleme me dopingun.
“Kohët e fundit kam thënë në një intervistë se në këtë rast të veçantë, pala ruse është gjithashtu në një farë mase përgjegjëse, se ende ka probleme me dopingun në komunitetin tonë sportiv. Eshtë e pamundur të mohosh këtë”, tha Medvedev. /tesheshi.com/