Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Përjashtimi i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga EQAR: si politika e Prishtinës po izolon edhe studentët

by te Sheshi
01/03/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Përjashtimi i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga EQAR: si politika e Prishtinës po izolon edhe studentët

Nga Blendi Gashi

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është përjashtuar të martën nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), kjo pas vendimit të marrë nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, më 25 shtator të vitit të kaluar, me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (që njihet si Bordi i Agjencisë së Akreditimit), si dhe ushtruesen e detyrës së drejtorit të Agjencisë për Akreditim, me arsyetimin se procesi i akreditimit është përcjellë me shumë “parregullësi”.

Në vendimin për përjashtim të EQAR thuhet se “Komiteti i Regjistrit ka konstatuar se pas vendimit të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe të u.d. të drejtoreshës së Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, kjo agjenci ka humbur aftësinë e saj për të vepruar në mënyrë autonome”.

Pra vendimi e cek qartë se përjashtimi bëhet për shkak se politika ka shtrirë duart në arsim, ndërsa dëmet do jenë të mëdha pasi përjashtimi i AKA-së nga EQAR do të thotë që diplomat e studentëve kosovarë të mos njihet në Evropë.

Përjashtimi nga EQAR, goditje e madhe për arsimin

Ky vendim ka alaruar njohësit e arsimit në Kosovë, por edhe deputet e organizata të caktuara studentore, çka kërkojnë përgjegjësi nga ministri i Arsimit dhe kryeministri, ndërsa kërkojnë menjëherë të ndërhyhet dhe të rikuperohet dëmi.

Jusuf Thaçi, njohës i fushës së arsimit ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet e vendit, duke thënë se qeveria dhe MAShT-i duhet të marrin masa të menjëhershme për të rikuperuar dëmin e madh në arsim.

“Ky përjashtim i AKA-s nga EQAR mund të ketë pasoja të mëdha për arsimin e lartë të Kosovës. Pas këtij vendimi, AKA më nuk shihet si kredibile nga institucionet simotra evropiane e ndërkombëtare, rrjedhimisht diplomat që lëshohen nga institucionet e arsimit të lartë të Kosovës, publike e private, mund të mos njihen si kredibile apo edhe mund të kontestohen e të mos pranohen nga universitete e shtete të ndryshme evropiane e ndërkombëtare. Ky është një prapakthim i pafalshëm në fushën e arsimit të lartë të Kosovës dhe institucionet e vendit duhet dhënë përgjegjësi për këtë. Veç kësaj, Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit duhet urgjentisht të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që të rikuperohet ky dëm i madh për arsimin e lartë të vendit”, shkruan Thaçi në Facebook.

Dukagjin Popovci, poashtu njohës i arsimit përjashtimin nga EQAR e sheh si një mesazh të qartë për klasën politike të Kosovës se vendimet nuk merren duke u bazuar në argumentin e fuqisë, por në fuqinë e argumentit.

“Mesazhi që ju ka shkuar vendeve evropiane është se në arsimin e lartë të Kosovës nuk ka një proces të besueshëm të akreditimit, prandaj diplomat e fituara duhet të shihen me dyshim. Nuk është se, edhe më herët, nuk kanë pasur arsye të dyshojnë në cilësinë e diplomave të Kosovës, por tani ky dyshim është legjitimuar me një vendim zyrtar të një institucioni evropian”, thotë Popovci, ndërsa shton se për hirë të rinjëve duhet të merren të gjithë hapat e mundshëm për të minimizuar dëmin.

Reagojnë deputetët…

Ashpër ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila ka kërkuar përgjigje nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

“ALARM!!! Agjencia e Akreditimit e Kosovës është përjashtuar nga EQAR ( Asosacioni Evropian për Sigurim të cilësisë në Arsimin e Lartë) si pasojë e nderhyrjeve politike në këtë Agjenci. Përjashtimi i AKA-se nga ky institucion d.m.th që diplomat e studentëve kosovarë do shihen me një sy tjetër në Evropë. Ministër a ke diçka me na thanë???”, shkruan ajo në Facebook.

Kurse deputeti i LDK-së, Fidan Rekaliu ka paralajmëruar se do të kërkojë përgjigje nga anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim, si dhe do të kërkojë informata shtesë nga MAShT.

“Përveç dëmtimit të reputacionit të vendit, ky akt ka edhe dëme për studentët kosovarë, duke krijuar mundësi për mos-njohje të diplomave të tyre. Kjo sjellje e papranueshme tregon edhe njëherë nevojën për ndryshim të shpejtë të kësaj qeverisje”, shkruan ndër të tjera në Facebook Rekaliu.

Ka reaguar edhe Lëvizja Studentore Për Barazi “Studim Kritikë Veprim” e cila thotë se përjashtimi ka ndodhur si pasojë e ndërhyrjeve për të instaluar njerëz të pushtetit aktual, ndërsa thonë se ky është një izolim i vërtetë për arsimin kosovarë.

Kjo lëvizje studentore thotë se përgjegjës për këtë gjendje të krijuar e mbajnë kryeministri e ministri i Arsimit, për çka thonë se ky i fundit duhet sa më parë t’i drejtohet Komisionit të  Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe t’i ofrojë sqarime për arsyet e shkarkimit të bordit të kaluar të AKA-së.

“Për shpërfilljen e neglizhencën e deritanishme gjithsesi se duhet të jepet përgjegjësi.  Ministri dhe Kryeministrit sipas Ligjit për Arsimin e Lartë , duhet menjëherë t’i raportojë Kuvendit të Republikës së Kosovës për arsyet e shkarkimit të Bordit të AKA-së, si dhe t’i njoftojë sa më parë për të gjitha shkeljet e supozuara mbi të cilat është marrë vendimi për shkarkimin e tyre”, thotë SKV.

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Ikjet, Rama: Shqipëria as zbrazet e as shuhet, ja dhe shifrat e të kthyerve

Ikjet, Rama: Shqipëria as zbrazet e as shuhet, ja dhe shifrat e të kthyerve

Ministri Xhafaj paralajmëron arrestimin e Balilit dhe akuzon ish-kryeprokurorin Llalla: jo bashkëpunues, Visho Ajazi po

Ministri Xhafaj paralajmëron arrestimin e Balilit dhe akuzon ish-kryeprokurorin Llalla: jo bashkëpunues, Visho Ajazi po

Vrasja e gazetarit sllovak: dyshohet Ndragheta-n kalabreze të lidhur me politikën

Vrasja e gazetarit sllovak: dyshohet Ndragheta-n kalabreze të lidhur me politikën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni